Berisha: Zbrazja e Shqipërisë dhe “Ballkani i Hapur” interes serbo-rus!

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se kandidatët e opozitës në këto zgjedhje janë kandidatët më të mirë, të zgjedhur nga vota e anëtarësisë dhe qytetarëve.

Berisha tha në fjalimin e tij gjatë çeljes së fushatës në “Air Albania” se opozita ka të parin interesin kombëtar, ndërsa deklaroi se ata që zbrazën Shqipërinë dhe promovojnë “Ballkanin e Hapur” përfaqësojnë interesat serbe.

“Ne nuk jemi njëlloj, por të ndalemi te këto zgjedhje lokale. Kandidatët tanë janë shëmbëlltyra e moralit, virtyti i qytetarëve. Nuk ka si të jetë ndryshe se i zgjodhët ju me votën e lirë, i zgjodhët me primare. Ata janë kandidatët e lirisë, kandidatët e vullnetit tuaj, dinjitetit tuaj. Po kandidatët e bodrumeve të Edi Ramës, që përzuri votën nga partia e tij, çfarë janë? Thuhet se djalli ka shumë emra, po ashtu janë edhe kandidatët e Edi Ramës. Njerëz me shumë emra, sepse fshehin krime, mbulojnë të shkuarën e zezë.

Shqiptarët nga 14 maji do përfaqësohen nga njerëz të ndershëm, punëtorë. Nga specialistë dhe ekspertë. Familjarë të ndershëm dhe patriotë të devotshëm që i zgjodhën vetë ata. Ne nuk jemi njëlloj, dallojmë shumë nga njëri-tjetri. Për ne, familja është themeli i shoqërisë. Kurse për këta, familja është prindi me numra dhe asgjësimi i saj.

Ne besojmë te qytetari ndaj vendosim të parin qytetarin, barazinë para ligjit, dinjitetin e tij. Kurse për këta sot, vota, dinjiteti i qytetarëve nuk kanë asnjë vlerë. Ne besojmë te taksat e ulëta dhe iniciativa e lirë. Këta bazohen te taksat e larta, klientelizmi. Ne nuk jemi njëlloj, interesi kombëtar është i pari. Kurse këta me zbrazjen e Shqipërisë dhe Ballkanin e Hapur kanë të parë interesin serbo-rus. Lufta me tolerancë zero ndaj krimit është kryesor për ne. Lidhjet me drogën dhe krimin janë skllavëruese për këta. Për ne, lufta ndaj korrupsionit dhe transparenca janë zotimi ynë. Ne do heqim parashkrimin. Gara e hapur është ligji ynë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply