“Rikthehemi në arenë, aty ku nisi Rithemelimi”! Koalicioni opozitar hap sot fushatën elektorale

Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha dhe Partia e Lirisë e drejtuar nga Ilir Meta, të bashkuar në koalicionin “Bashkë Fitojmë” çelin sot në mesditë në orën 12:00 në Tiranës fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Në video-mesazhin e shpërndarë tashmë në rrjetet sociale, Partia Demokratike bën thirrjen që në 15 prill 2023, të rikthehemi në arenë aty ku nisi Rithemelimi, ringritja e partisë më të madhe të opozitës e cila nisi më 16 shtator 2021 kur nisi rrugën bashkëbisedimi i liderit historik të PD, Sali Berishës, me shqiptarët në të gjithë vendin, në kuadrin e lëvizjes Foltorja.

“Rikthehemi në ‘Arenë’, aty ku nisi Rithemelimi! Më të fortë për mbrojtjen e pluralizmit e demokracisë! Më të hapur me kandidatët e dalë nga vota juaj!
Më të bashkuar të gjithë ata që nuk janë marrë peng nga pushteti! Ndryshimi në duart e tua! Bashkë fitojmë”, thuhet në videomesazh.

About Redaksia

Check Also

Video/ Chris LaCivita mesazh Ramës: Jam rrugës për në Shqipëri! Ta bëjmë sërish Shqipërinë Madhështore!

Chris LaCivita, kryestrategu i rikthimit të Donald Trump si Presidenti i 47-të i SHBA, ka …

Leave a Reply