Këlliçi: Si lehtësohet trafiku me nënkalimin te “Sheshi Skënderbej”

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi, sqaroi sot në mengjes dhe një herë, projektin për nënkalimin te ‘Sheshi Skenderbej’, që do të mundësojë lehtësimin e trafikut në Tiranë, në një nyje shumë problematike sot.

Kelliçi u shpreh me hartë në dorë, se si do bëhet lëvizja e makinave në drejtimin Veri – Jug e anasjelltas, duke lidhur bulevardin kryesor me këtë ndërhyrje.

Kandidati për Bashkisë u shpreh se projekti është bërë nga specialistë të shquar të fushës dhe ka kosto rreth 4.5 mln euro, por do të jetë një zgjidhje e madhe për qytetin.

Përllogaritet që me këtë nënkalim, të kursehet gjysma e kohës dhe e stresit që qytetarët e Tiranës kalojnë çdo ditë në trafikun torturues.

Gjatë bisedës në studio, Kelliçi u është përgjigjur dhe telefonatave të shikuesve, ku ka folur për paketën e plotë që ai ka për zbutjen e kostos së jetesës, me transportin publik falas, uljen e taksave dhe tarifave, dhe mbështetjen për familjet.

About Redaksia

Check Also

Bufi i Roskovecit tender 50 ditë para zgjedhjeve, shtron rrugët me asfalt elektoral

Disa ditë më parë u denoncua fakti se kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, …

Leave a Reply