Pengmarrja/ Berisha: Jeta gjithnjë e më e pasigurtë! Rendin e ka në dorë krimi dhe mafia

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar për pengmarrjen e e një vajze 26-vjeçare në Tiranë. Berisha deklaroi në një konferëncë shtypi se, jeta gjithnjë e më e pasigurtë sepse rendin e ka në dorë krimi dhe mafia.
“Një vajzë, 26-vjeçare, u burgos e marrë peng në shtëpi i ashtuquajturi partner. Duke kryer ndaj saj një terror fizik dhe psikologjik tipik për strofullat e mafies me protektoratin e mafies.
Jeta në Tiranë bëhet gjithnjë e më e pasigurtë. Rendin në dorë e ka krimi dhe mafia.
U ndala në këtë rast dramatik, sepse muaj më parë, një vajzë nga Kenia, 19-vjeçare, që punonte në një kazino, u masakrua.
Klithmat e saj ranë në vesh të shurdhër. Vrasësi është i sojit të qeverisë.
Vetëm qeveria arrin të heshtë, të shkatërrojë, të rrënojë të gjitha provat për të mbrojtur ministrat e saj kriminelë që fshehin krimin.
Tirana është pra sot, qytet ku dominon ligji i mafias, ku dominon mafia.
Mafia e Tiranës, duke pasur parasysh se ka pushtetin, është mafia më e rrezikshme e Europës. Ajo tejkalon Ndrahhetën, Sakra Korona Unitën, tejkalon të gjitha grupet mafioze, sepse kreu i saj është qeveria mafioze shqiptare.
Dënoj me forcën më të madhe aktin e shëmtuar ndaj 26-vjeçares, indiferencën e treguar nga organet e rendit dhe në tërësi dorëzimin e sigurisë dhe rendit të qytetarëve në duart e organizatave kriminale nga një qeveri e lidhur kokë e këmbë me to”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Kryebashkiakia e Roskovecit zë një vend “nderi” në bandën elektorale të Ballukut

Drejtuesi politik i PD në Fier, Gazment Bardhi ka bërë të ditur se do të …

Leave a Reply