Ramës i plas apandesiti në mesnatë, operohet me urgjencë në QSUT

Kryeministri Edi Rama është shtruar mbrëmë me urgjencë në spital pas një krize akute apendesiti.

Zyra e shtypit njofton se Rama ka kryer një operacion për heqjen e apandesitit në Qëndrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

NJOFTIMI ZYRTAR

Natën e mbrëmshme, pas kryerjes së disa testeve imazherike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, kryeministri Rama u diagnostikua me apendisit akut.

Në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjencës, kryeministri iu nënshtrua operacionit për heqjen e appendisdit në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e profesor Arben Gjata, shef i Shërbimit të Kirurgjisë në QSUT.

Ndërhyrja konsiderohet e suksesshme dhe gjendja shëndetesore paraqitet e mirë.

About Redaksia

Check Also

Skandal/Albcontrol, 350 mijë euro për informacionin e fluturimeve në Aeroportin e Kukësit, por fluturime s’ka!

Abuzimi pa mëshirë i parasë publike në Shqipëri shpesh prodhon dhe situata komike. Rasti më …

Leave a Reply