Igli Cara: Në Durrës era e ndryshimit po ndihet kudo!

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Durrësit, Igli Cara ka nisur javën duke takuar artizanët e qytetit bregdetar. Cara është shprehur se Durrësi është një qytet që po zgjohet, duke besuar tek e ardhmja.

Postimi i Carës

Një javë e re që nis me dëshirën për ndryshim! Një qytet që po zgjohet, duke besuar tek e ardhmja.

Në Durrës era e ndryshimit po ndihet kudo. Edhe në punimet e Usta Metit që ka gdhendur këtë anije të veçantë.

Artizani i palodhur, që e njohin të gjithë në qytet, për mjeshtërinë e tij.

Çdokush që ka nostalgji për detin dhe mbresat e udhëtimeve ruan në një kënd të veçantë të shtëpisë, një anije me vela të gdhendur në dru nga Usta Meti.

Për mua, kjo anije ka një domethënie më shumë.

Eshtë anija e shpresës, që na bën bashkë në këtë rrugëtim të ri.

14 Maji bën ndryshimin!

Qyteti je ti!

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply