Vjedhje skandaloze, Veliaj shpall tender 1.3 milionë euro për pastrimin e “Sheshit Skënderbej”

Veliaj shpall tender 1.3 milionë euro për pastrimin e “Sheshit Skënderbej”, ndërkohë paguan mbi 1 mijë punëtorë pastrimi 9 milionë euro në vit.

DEKLARATË E ZËDHËNËSES SË FUSHATËS PËR BASHKINË TIRANË, SILVI BARDHI

Belind Këlliçi ka paraqitur një projekt që i jep zgjidhje një prej problemeve më akute të Tiranës që është qarkullimi dhe trafiku, me nënkalim në Sheshin Skënderbej. Ky projekt do të kushtojë 4.5 milionë euro.

Nënkalimi i propozuar nga Belind Këlliçi zgjidh një shqetësim të përditshëm për të gjithë ne, na kursen kohën dhe karburantin.

Disa pyesin, ku do i gjejë Belindi paratë?

Paratë janë, por shpërdorohen, pasi qytetarët e Tiranës, paguajnë me taksat e tyre, disa herë Bashkinë Tiranë për një shërbim të vetëm.

Dhe rasti është i freskët.
Erjon Veliaj ka shpallur një tender prej 1.3 milionë euro për pastrimin e “Sheshit Skënderbej” ndërkohë që ne, qytetarët e Tiranës paguajmë 9 milionë dollarë në vit me taksat tona 1 mijë e 75 punonjës, për pastrimin e qytetit.

Por këta punonjës dhe ky fond i marrë nga taksat tona, nuk i mjaftojnë Erjon Veliajt.

Ai ka shpallur një tender që shumë mirë mund ta kryejnë punonjësit akutalë të Bashkisë.

1.3 milionë euro do i jepen një kompanie private për mirëmbajtje të një sheshi prej 6 mijë metra katror pllaka dhe beton.

Aktualisht Bashkia Tiranë administron dy drejtori për mirëmbajtjen, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriccimit dhe Drejtroria e Përgjithshme e Pastrim Gjelbërimit.

About Redaksia

Check Also

Ai që bleu Lulin nuk e ka për gjë të blejë edhe një “Lule” në Vlorë

Atird Hoxhës: I braktisur edhe nga të tijtë, pasi mbushi listën e Vlorës me kandidatë …

Leave a Reply