Berisha: Rama kandidon në Patos një shushunjë të OSHEE-së, ata presin fatura për arrestime

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Rama kandidon në Patos një shushunjë të OSHEE-së, ata presin fatura për arrestime. Ai tha se, ne nuk pajtohemi kurrë me agresionin aktual ndër më të egrit të të gjitha kohërave ndaj familjes, përpjekjet për denatyrimin e saj.
“Ne do të bëjmë gjithçka të konsolidojmë dhe forcojmë familjet tona. Ne do bëjmë gjithçka për fëmijët, për kujdesjen për ta, për çerdhen, kopshtet, shkollat. Ne u qëndrojmë vlerave familjare. Ne nuk pajtohemi kurrë me agresionin aktual ndër më të egrit të të gjitha kohërave ndaj familjes, përpjekjet për denatyrimin e saj. Përpjekjet për zhbërjen e saj. Përpjekjet për t’i shndërruar prindërit në numra. Numri 1 dhe numri 2. Përpjekjen për t’iu imponuar fëmijëve gjininë që iu ka dhënë Zoti.
Ne nuk pajtohemi dhe s’mund të pajtohemi kurrë me këtë doktrinë që ka përqafuar verbërisht Edi Rama me suitën e tij. Jo, për ne familja ka qenë dhe mbetet e shenjtë. Edi Rama që po bën 25 vite në pushtet ka sot në duart e tij të gjitha pushtetet. A ka mëkat më të madh ndaj vetes sonë, ndaj fëmijëve tanë, ndaj fatit të Patosit dhe Shqipërisë sesa t’i japim prap pushtet atij, i cili e ka keqpërdorur në mënyrën më të tmerrshme, i cili po të ketë një emër të dytë do mund të quhej ‘mbreti i së keqes’. Cilin kandidon Edi Rama këtu? E keni të qartë se kush është Fatjon Duraj.
Së pari, është një shushunjë që vjen nga OSSHE. Një shushunjë e pashpirt. Se janë Fatjonët e OSSHE që presin fatura për arrestime si kund në asnjë vend të botës. Të 38 mijë qytetarëve në vitin 2015 se nuk kishin paguar faturat që ua shumëfishonin.
Askund në botë një çështje civile, nuk trajtohet si çështje penale, përveçse se OSSHE dhe Edi Rama. Dhe kjo specie e dalë nga OSSHE është përhapur edhe në Librazhd. Ka emëruar një tjetër nga OSSHE i cili është përgjegjës për burgosjen e të paktën 200 qytetarëve dhe i sjell këtu. Vendin e kanë në burg, ata të cilët kanë shkelmuar të drejtat e qytetarëve, kanë shndërruar çështjet civile në çështje penale, kanë kryer krime antikushtetuese”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply