Berisha në Patos: Sofije Alushaj, një kandidate shembullore!

Kryetari i PD, Sali Berisha prezantoi kandidaten e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Patos znj. Sofije Alushaj. Berisha tha se, Sofije Alushaj është një kandidate shembullore.

“Së pari shpreh kënaqësinë time të madhe që sot paraqes këtu para jush kandidate për qytetare të parë të bashkisë një qytetare shembullore, një shërbëtore të përkushtuar të qytetarëve, të banorëve të Patosit, Dr.Sofije Alushaj. Paraqes një zonjë të përkushtuar, dhembshur, të devothsme dhe të aftë, e cila ka vendosur me besimin tuaj, t’u shërbejë ju, të menaxhojë dhe të drejtojë këtë qytet me besimin tuaj.

Unë kam kënaqësi të madhe që sot paraqes këtu znj.Alushaj, sikandidate tuajën, të votuar dhe përzgjedhur nga ju në një proces demokratik të pashembullt më parë. Sofija, siç e dini ju vjen nga Kosova, por ka një meritë shumë të madhe, ka zgjedhur Patosin si vendin më të bukur të ëndrrave të saj. Ju siguroj se do t’ju nderojë ju.

Ju siguroj se do të shënojë një ndryshim të madh në udhëheqjen, drejtimin, menaxhimin e kësaj bashkie. Do e shndërrojë atë në shtëpinë e parë të qytetarëve të Patosit. Do vendosë në epiqendër ju, qytetarët. Do të vendosë në epiqendër familjen”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply