Sofije Alushaj: Bashkia e Patosit do t’u kthehet qytetarëve, do jetë shtëpia jonë e përbashkët!

Kandidatja e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Patos, Sofije Alushaj, gjatë fjalës së saj në çeljen e fushatës ku ishte edhe kryetari i PD, Sali Berisha, tha se, Bashkia e Patosit do t’u kthehet qytetarëve. Ajo u bëri thirrje demokratëve të Patosit që më 14 maj të shkojnë të gjithë në votime dhe të votojmë për ndryshimin!

Fjala e plotë e kanidates Alushaj

Të dashur vëllezër dhe motra,
të dashur demokratë,
të dashur qytetarë të Patosit!
I nderuar Kryetar i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha!
Ndjehem e privilegjuar që demokratët më votuan në Primare për të qënë kandidate për të drejtuar Bashkinë e Patosit. Në të gjitha takimet që kamë bërë gjatë këtyre ditëve me banorët e Patosit dhe të zonave për rreth, kam parë se kudo, si asnjëherë më parë ndjehet shpresa dhe fryma e ndryshimit. Kam vërejtur se njerëzit kanë besim tek Partia Demokratike, kanë besim tek koalicion “Bashkë Fitojmë”, kanë besim se do t’u rikthehet shpresa.
Unë ndjehem e nderuar që Partia Demokratike, forumet e saj dhe aleatët tanë të koalicionit “Bashkë Fitojmë” më japin mbështetje në këtë rrugëtim të fushatës elektorale si kandidate për të drejtuar Bashkinë e Patosit. Ky besim do të jetë një motivim dhe një përgjegjësi e madhe për mua prandaj do të bëj të pamundurën që këtë besim që më keni dhënë t’ua shpërblej me punë dhe përkushtim.
Patosi dhe qyetarët në këto 4 vite të qeverisjes së “Rilindjes”, jo vetëm që janë lënë në harresë dhe varfëri, por janë nëpërkëmbur me arrogancën e drejtuesve të Bashkisë. Mjaft të rinj janë detyruar të marrin rrugët e emigracionit, ndërsa shumë familje jetojnë në varfëri, në varfërinë që ka mbjellë “Rilindja”.
Të nderuar qytetarë të Patosit! Patosi ka shumë resurse dhe burime natyrore, ka naftën, ka rërën bituminoze. Po si ka mundësi që me gjithë këto pasuri nëntokësore që ka Patosi shumica e njerëzve vuajnë për bukën e gojës, si ka mundësi që papunësia sa vjen e rritet?!
Dhe kjo ka vetëm një përgjigje: Korrupsioni dhe arroganca e drejtuesve të Bashkisë.
Të nderuar qytetarë, unë po bëj një pyetje para jush që ta dëgjojnë edhe zyrtarët e Bashkisë së Patosit, ku shkojnë paratë e taksave që paguajnë bizneset dhe qytetarët? Si ka mundësi që gjatë këtyre viteve nuk është bërë asnjë investim nga Bashkia e Patosit?
Gjatë takimeve që kam bërë me qytetarët në zona të ndryshme kam parë rrugë të shkatërruara, tregje të varfëra dhe lokale të zbrazura. 20 metra larg qytetit, në lagjen e Re, Vresht dhe Banaj rrugët janë prishur dhe në disa vende kanë shpërthyer ujërat e zeza.
Edhe në takimin që zhvillova me banorët e Kasnicës pashë se rrugët ishin si në mesjetë në një kohë që toka shfrytëzohet për rërën bituminoze. Njerëzit në këto zona jetojnë në varfëri ekstreme. Ka familje që nuk ka asnjë pjetstar të punësuar dhe nuk marrin asnjë ndihmë ekonomike nga Bashkia.
Pse është kjo gjendje? Kjo gjëndje është sepse modeli i drejtimit nga “Rilindja” është modeli i korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin.
Prandaj ka ardhur koha për ndryshim dhe ndryshimi është në dorën tuaj! Ju me votën tuaj më 14 maj do të bëni që qeverisja vendore të jetë në shërbimin tuaj dhe jo të zyrtarëve të korruptuar!
Ne, sabashku do t’ia kthejmë Bashkinë qytetarëve, do të qeverisim për të përmirësuar jetesën e qytetarëve dhe për të zgjidhur problemet e tyre. Do të ulim taksat në mënyrë që të rritet konsumi dhe të ulen çmimet që sot janë të papërballueshme.
Kjo do të bëhet e mundur nga vota juaj juaj, nga vota e qytetarëve pa parti, por edhe nga vota e socialistëve të ndershëm.
Patosi ka njerëz të mrekullueshëm, njerëz punëtorë që e duan këtë vend dhe duan të jetojnë këtu, por shumë prej tyre nuk u është krijuar asnjë mundësi për të punuar e jetuar me dinjitet.
Ne sëbashku do t’ia dalim!
Unë premtoj se do të jem zëri juaj, mbështetësja juaj pa asnjë dallim partiak. Bashkia e Patosit do të jetë shtëpia juaj, do të jetë shtëpia jonë e përbashkët.
Ndaj ju bëj thirrje që më 14 maj të shkojmë të gjithë në votime, të votojmë për ndryshimin!
Bashkë fitojmë!

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply