Veliaj qindra punësime dhe raporte mjekësore për patronazhistë në muaj fushate

Bashkia e Tiranes, duket se është ndër institucionet e cila në kohë fushatash shkel hapur ligjin për zgjedhjet  me punësimet në administratë, një shqetësim që u vu në dukje qartazi në raportin e OSBE/ODHIR për zgjedhjet e prillit 2021.

Në dhjetorin e atij viti dolën në publik dy database të dhënash që kishin të bënin me rrogat që paguheshin shqiptarët në sektorin publik dhe privat. Njëra listë pagash i takonte muajit janar të vitit 2021, ndërsa tjetra ndoshta jo rastësisht muajit prill të apo atij viti.

Mediat, portalet apo dhe TV-të u përqendruan më shumë tek skandali i daljes së të dhënave, rrogat e fryra të personazheve të medies dhe bizneset, por duke anashkaluar një fakt shumë të rëndësishëm që hedh dritë se çfarë ndodh me administratën përgjatë fushatës elektorale. Burime nga Bashkia e Tiranës thanë se ky fenomen vihet re në çdo fushatë sidomos në zgjedhjet lokale, ku më së shumti aplikohen kontratat 3 mujore por për shumë prej tyre vijon dhe më gjatë, ndërsa lista e personave që vetëm u kalon paganë bankë pa u paraqitur asnjë ditë në detyrë është e pafundme. Një abuzim i pastër me taksat e faktuar kjo dhe më parë, ndërsa puna u kërkohet punonjësve të thjeshtë në ujësjellës, pastrues etj.

Nga të dhënat e përpunuara nga database i rrogave të dhjetorit, dolën në pah shkelje të rënda të kodit zgjedhor, sidomos për sa i përket punësimeve në këmbim të votës apo dhe përdorimit tëg administratës në fushatë elektorale.

SYRI.net duke iu referuar të dhënave  mori në shqyrtim punësimet në muajin prill 2021, për të dhënë dhe një ide se si shpërdorohen fondet publike nga institucionet shtetërore, dhe si kampion përzgjodhëm Bashkinë e Tiranës të drejtuar nga Erjon Veliaj.

Zbulimet ishin tronditëse.

Vetëm në muajin Prill 2021 Erjon Veliaj ka punësuar në administratën e lartë të Bashkisë rreth 234 persona. Task Force disponon listën e plotë me emër, mbiemër, nr ID si dhe pagën përkatëse që është paguar gjithsecili. Të bie në sy se gati 70 përqind e punësimeve të reja janë bërë në pozicionin ‘specialit i nivelit të lartë’ me një rrogë neto që varion nga 55-87 mijë lekë të reja.  Duket se ky pozicion përdoret rëndom nga Veliaj për të punësuar militantë të PS  dhe patronazhistë që në jo pak raste nuk paraqiten në punë.

Po në të njëjtin muaj në administratën e lartë të Bashkisë Tiranë rezultojnë me raport mjekësor përgjatë gjithë muajit rreth 344 punonjës, ku 15 ditëshi i parë është paguar nga Bashkia ndërsa pjesa tjetër i ka kaluar sigurimeve shoqërore. Natyrisht, duke qenë një vit pandemik, drejtuesit e bashkisë mund të justifikohen me faktin se kanë qenë të sëmurë, por sërish ka gjëra që nuk korrespondojnë. Kjo sepse sërish gati 70% e atyre që kanë munguar rezultojnë specialistë të nivelit të lartë të cilët paguhen dhe më shumë.

Nga ana tjetër e njëjta sjellje fjala vjen nuk vërehet në ndërmarrjet e tjera që varen nga Bashkia si Ujësjellësi, apo agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, ku niveli i pagave është shumë më i ulët  për punëtorët se ata të administratës së lartë. Ose ose, e njëjta sjellje nuk është në muajin janar të po atij viti, kur pandemia mund të themi se ishte në kulmin e saj. Pra duket se Covid19 paska prekur vetëm ata që punojnë në administratën qendrore, por jo punonjësit e thjeshtë. Burime nga Bashkia Tiranë, u shprehën se shumë prej atyre që figurojnë atë muaj me raport mjekësor kanë qenë të angazhuar në fushatë elektorale, porse janë persona që nuk paraqiten në punë asnjë ditë, ashtu siç janë dhe shumica e atyre që punësohen.

Gjithsej, në muajin prill rezultojnë me raport apo të punësuar atë muaj rreth 578 persona, që duket qartazi se janë punësime apo ‘pushime’ elektorale.

Por jo vetëm kaq

Nga një kërkim që bëmë në listën e patronazhistëve na dilte një numër i konsiderueshëm i drejtorëve të lartë të bashkisë deri në nivelin e drejtorit të përgjithshëm të Drejtorisë së Tatim Taksave Vendore Arli Naska apo dhe kryetarë të njësive bashkiake si patronazhistë. Në disa raste bashkë me bashkëshortët apo të afërm të tjerë si vëllezër etj. Tashmë mund të imagjinohet se sa trajtim i barabartë mund ti jepet bizneseve të Tiranës apo banorëve kur Drejtorët e Bashkisë apo krerët e njësive bashkiake bëjnë punën e patronazhistit. Gjithsekush mund ta konceptojë vetë se si janë shpërndarë fondet e rindërtimit apo kush gjobitet dhe kujt i jepet shërbimi në këtë qytet.

About Redaksia

Check Also

Skandali në Gardë/ 3 fuoristrada 968 mijë euro

Vazhdon vjedhja masive e taksapaguesve. Dokumengi tregon për blerjen e tre fuoristradave për Gardn e …

Leave a Reply