Deputeti dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas hapjes së fushatës nga grupi i Alibeajt për bashkinë e Tiranës. Paloka është shprehur se kjo është mjerim dhe poshtërim që i bëhet emrit dhe simboleve të Partisë Demokratike.
Reagimi
Mjerim dhe poshtrim qe i behet emrit dhe simboleve te Partise Demokratike!
Mblidhen te gjithe sa jane me kuç e me maç ne palestren e stervitjes se vajzave te Tirones qe administrohet nga erjon velina!
Transmetimin e “hapjes madheshtore te fushates” e ben falas tv i car.bol te Rames.
I japin fjalen dikujt qe ne emer te te perndjekurve politike deklaron se me ne fund kjo eshte PD e vertete “pa komuniste” e menjehere pas tij , ne emer te kesaj PD “se vertete” e merr fjalen dikush qe ka pranuar publikisht se ka qene bashkepuntor e spiun i Sigurimit !
Alibeun e quajne “kryetar” …
Sigurisht nuk degjohet asnje fjale kunder Rames apo Velines se bashkise po vetem sulme ndaj Sali Berishes.
Eshte e kuptueshme, Rama e Velina jane “investitoret serioze” te ketij palaçolliku!
Ju mungon vetem Tao Palla ne krah .