Tirana tronditet nga tritoli, shpërthim i fuqishëm në një banesë te “Fresku”

Tirana u trondit gjatë natës së djeshme nga një shpërthim me tritol, ndërsa shënjestër e këtij sulmi ishte banesa e Muhamet Dukës, babait të Leonard dhe Elis Dukës.

Duka u arrestua më 14 shkurt të këtij viti në Belgjikë, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, ndërsa i vëllai është në kërkim. Vëllëzërit Duka njihen edhe si kundërshtarë të përbetuar të Ervis Martinajt.

Duka dhe Martinaj më parë kishin qenë miq dhe ortakë në biznesin e lojërave të fatit, por që më pas do të niste një valë e pandalshme përplasjesh të ashpra, ku shkak dyshohet se bëhej fjalë pikërisht për këtë aktivitet.

Ndërsa është e paqartë se kujt i përkiste mesazhi me tritol në banesën e Dukës, në ashensorin në katin e katërt të pallatit ku banonte 65 vjeçari.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 18.04.2023, reth orës 03:00, te Fresku, në afërsi të Insitutit të Fizikës Bërthamore, në katin e katërt të një pallati, në derën e banesës së shtetasit M. D., 65 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply