Veliaj dhe Bashkia Vorë presion 450 familjeve që iu është dëmtuar shtëpia nga tërmeti për të votuar kandidatin e Rilindjes!

DEKLARATË PËR MEDIA E KANDIDATIT TË KOALICIONIT “BASHKË FITOJMË” PËR BASHKINË VORË, INDRIT HOXHA

Prej shumë ditësh Erion Veliaj, qeveria dhe Bashkia Vorë janë duke iu ushtruar presion 450 familjeve të cilëve u është dëmtuar shtëpia nga tërmeti.

Ky presion bëhet me një qëllim. Për për t’i frikësuar dhe për t’i detyruar që të votojnë për kandidatin e krimit dhe korrupsionit të Rilindjes për zgjedhjet e 14 majit.

Në stilin mafioz janë duke mbajtur peng, jetën normale me cati mbi kokë dhe gëzime apo hidhërime normale familjare, të 450 familjeve duke i lënë në mes të katër rrugëve për qëllime elektorale. Kjo është metoda e dy të pashpirtëve si Erion Veliaj dhe Edi Rama, që e përdorin jetën e njerëzve, hallin e tyre për qëllime politike. Këtë gjë ka bërë në Tiranë për 8 vite, dhe këtë po bën edhe në Vorë me një këmbëngulje prej të ligu përgjatë kësaj fushate elektorale.

Erion Veliaj dhe rilindja, kujtojnë se paratë e taksapaguesve shqiptare dhe qytetarëve të Vorës janë paratë e tyre personale. Ata e trajtojnë Shqipërinë si plackë të tyre, njerzit si pronë dhe veten si skllavopronarë.

U bëj thirrje, sa nuk është vonë, të ndalojnë menjëherë presionin ndaj atyre familjeve, që jo vetëm i ka zënë halli, por duhet të mbajnë barrën edhe të Erion Veliajt dhe qeverisë së Edi Ramës.

Ftoj të gjitha mediat të ndjekin këtë rast, organet e drejtësise dhe insitucionet përkatëse, të krimit njerëzor që po ndodh me qytetarët e Vorës.

Jam këtu për t’u thënë se cdo njeri që tallet me hallet e njerëzve dhe u ushtron presion atyre, kushdo qofshin ata, nga patronazhistet te kryetari i Bashkisë, do të mbajnë përgjegjsi ligjore dhe politike.

I siguroj qytetarët e Vorës se, nga data 15 maj shtëpitë e tyre nuk do të ndahen me shortin e goglave, por do t’i marrin aty ku i kanë patur. Cdo ankesë për dëshpërblim do te rishikohet dhe dëmshpërblimi do të jetë aq sa ç’janë dëmet e secilit prej tyre.

Traumën dhe përbuzjen qeveritare nuk mund t’jua kompensojmë, port ë drejtën do t’jia njohim dhe respektojmë.

U bëj thirrje qytetarëve të Vorës të mos dorëzohen nga presionet e pushtetit. Orët e tij në Vorë janë të numëruara. Në 15 maj fillon një periudhe e re për ta, një periudhë ku bashkia trajton dhe zgjidh problemet e njerëzve, në vend që t’u ushtrojë presion politik sic po bën bashkia e falimentuar dhe kriminalizuar e Rilindjes.

Më 14 maj fitojmë vetëm nëse jemi bashkë.
Më 14 maj ndryshimi është në duart e tua!

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply