Vrasja e 20-vjeçarit në Tiranë, zbulohen detaje të reja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mësnatën e djeshme në rrugën ‘4 Dëshmorët’ në Tiranë. Burimet e policisë bënë të ditur se, 20-vjeçari Stiven Toshkesi u vra me thikë pranë gjimnazit “Partizani” rreth orës 00:35. I riu u përfshi në një konflikt për motive të dobëta dhe u plagos nga dy të rinjtë e identifikuar si E. M., 18 vjeç, dhe A. H., 18 vjeç. Toshkesi u dërgua në spital ku ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Policia bëri të ditur se, Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, 18 vjeç, janë dy personat që kanë goditur me thikë Stiven Toshkësin, i cili ndërroi jetë në spital. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që nisi për motive të dobëta.

Policia ka mundur të arrestojë deri më tani vetëm Mazen, ndërsa Hoxhaj është ende në kërkim.

“Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të shërbimeve të Policisë, është kapur dhe vënë në pranga njëri nga autorët e ngjarjes së ndodhur gjatë natës, shtetasi E. M”.

Aktualisht janë shoqëruar disa të tjerë në komisariat, si persona që mund të kenë dijeni për atë ç’ka ndodhi. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply