Banorët e Bërxullës nuk tërhiqen: Protestat do vazhdojnë…

Ditën e sotme, një përfaqësi e banorëve të Bërxullës kanë zhvilluar një takim me drejtorin në Kadastër, pas gati shtatë muajsh nga kundërshtimi i projektit Thumanë-Kashar.

Në një prononcim për mediat, kryeplaku i fshatit të Bërxullës, Muharrem Koni tha se nga takimi rezultoi pozitiv pasi iu premtuar se banesat dhe pronat do të certifikohen.

Megjithatë ai paralajmëroi se protestat nuk do të ndalen, pasi ata kërkojnë një shpjegim se si do të zhvillohet projekti i rrugës dhe se çfarë do të bëhet me nënkalimet dhe mbikalimet. Banorët kanë sqaruar se pa marrë një përgjigje lidhur edhe me këtë çështjen protesta do të vazhdojë.

Koni: Protestën do ta vazhdojmë deri në ditën e fundit, sepse po nuk dhanë nënkalimet dhe shpjegim se si do të zhvillohet projekti i rrugës me rrugët lidhëse, ne jemi të vdekur”, tha ndër të tjera kryeplaku i fshatit Bërxullë.

About Redaksia

Check Also

Publikoi foton me Trump, cili është mesazhi që LaCivita po i dërgon Ramës?

Kryestrategu i fushatës së opozitës shqiptare, Chris LaCivita, postoi sot një foto me presidentin amerikan, …

Leave a Reply