Banorët e Roskovecit kallëzojnë në SPAK kryebashkiaken: Ku shkojnë taksat tona?

Një grup banorësh nga Roskoveci kanë mbërritur ditën e sotme në ambientet e SPAK, aty ku kanë depozituar një kallëzim penal ndaj kryetares së Bashkisë, Majlinda Bufi. Kallëzimi penal është kryer pasi banorët pretendojnë se Bufi ka kryer abuzim në tendera. Kryetari i PD-së, në degën e Roskovecit, Emes Xhaxhaj ka deklaruar për mediat se bashkia është një nga më të rrezikuarat për të falimentuar pasi po shpërdorohen të ardhurat.

Po ashtu, Xhaxhaj bëri thirrje SPAK që të veprojë dhe të marrë të pandehur Bufin.

“Një tender është për 24 milionë e të tjera për shuma të tjera. Janë për rikonstruksion rrugësh. Tani e pamë të arsyeshme për të bërë kallëzimin në SPAK. Shpresojmë që zonja Bufi të merret e pandehur pasi ka abuzuar me taksat e qytetarëve. Jemi një nga bashkitë me taksat me të larta, rrezikojmë edhe falimentimin, duam të dimë se ku shkojnë taksat e qytetarëve”, tha kreu i PD në degën e Roskovecit.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply