Kryetari i PD, Sali Berisha ka prezantuar ditën e sotme kandidatin e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit në bashkinë e Maliqit, Alfred Gega.
Nga atje Berisha ka folur mbi skandalin e Elira Kokonës, e cila paguhej nga shteti dhe më pas dilte në gjykatën e arbitrazhit kundër shtetit shqiptar.
Sipas tij, në këtë skandal ka qenë e përfshirë dhe ministrja Mirela Kumbaro, të cilën e cilësoi si “ndrikullën” që ndante paratë me Kokonën.
“Ju e shini se si e ka penetruar krimi. Para 3 ditësh doli super skandali i një Kokona. Ajo është mbesa e Petrit Dumes. Çfarë bënte ajo. Në një anë ishte Sekretare e Ministrisë së Kulturës dhe pastaj de facto pasi është larguar Don Agaccio, një mafioz i nivelit ndërkombëtar. Doli kjo sekretare e Ramës. Kjo merrte rrogën e shtetit dhe në gjykata shkonte kundër shtetit. Ndante paratë me ndrikullën Kumbaron, se nuk ndodhte ndryshe kjo”, u shpreh Berisha.