Vritet biznesmeni në Lezhë, në vitin 2021 ishte kandidat për deputet i PSD të Tom Doshit

Nja krim i rëndë ka ndodhur sot në Lezhë. Sipas burimeve, biznesmeni Ardian Nikulaj është vrarë me breshëri plumbash. Babai i 4 fëmijëve u vra ditën e sotme në afërsi të Portit në Shëngjin. Ai rezulton të jetë ish-kandidati për deputet i PSD të Tom Doshit në Lezhë, për vitin 2021.

Biznesmeni Ardian Nikulaj (Marku) që u ekzekutua sot në Shëngjin lëvizte me makinë të blinduar. Kjo gjë, sipas raportimeve, tregon se Nikulaj i druhej ndonjë atentati të mundshëm.

Ai ndodhej i vetëm në lokalin e tij kur dy autorët u afruan me motor. Njëri prej tyre, veshur me një jelek fosforeshent, me maskë farmaceutike dhe skafandrën e motorit në kokë, u fut brenda dhe qëlloi në drejtim të biznesmenit.

Sipas të dhënave të deritanishme, ai ka qëlluar të paktën shtatë herë me silenciator. Më pas u largua pasi jashtë e priste bashkëpunëtori me motor. Të dy janë zhdukur pa gjurmë dhe nga çfarë raportohet deri më tani, pasi kanë braktisur motorin, kanë hipur në një mjet tip ‘Range Rover’ me ngjyrë të zezë e targa angleze.

51-vjeçari Ardian Nikulaj rezulton se ka disa biznese në zonën e Lezhës dhe ka qenë gjithashtu pjesë e politikës. Aktualisht ai garonte në listën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak dhe më parë ka kandiduar për deputet në Lezhë në listën e PSD-së.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply