5 premtimet e Belind Këlliçit për Tiranën

Belind Këlliçi, kandidati për Tiranën i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ka dhënë 5 premtime nëse ai do të zgjidhet në krye të kryeqytetit. Në “Opinion”, Këlliçi ka treguar në mënyrë të përmbledhur synimet e tij nëse ai do të zgjidhet më 14 Maj, kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Belind Këlliçi: “5 premtimet e mia:

1.Transporti publik falas;

2.Prezantimi i sotëm që ka shkaktuar një reagim, projekti për ndërtimin e një nënkalimi në sheshin Skëndërbej;

3.Arsimi, ndërtimi i shkollave dhe çerdheve;

4.Oazet e gjelbra;

5.Programi i biznesit për uljen e taksave dhe tarifave për biznesin e ulët dhe të mesëm”. 

Kur kemi hartuar prioritetet dhe kur kemi punuar me ekipin, jemi mundur të prekim problematikat e një qytetari në Tiranë. Mbetemi i vetmi vend në Evropë që paguajmë 3 deri në 4 herë për ujin e pijshëm. Ky është një problem që prek çdo qytetar në Tiranë.

About Redaksia

Check Also

Rama pritet me protesta nga shqiptarët edhe në Frankfurt

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga shqiptarët në Frankfurt të Gjermanisë, ku qytetarë …

Leave a Reply