Asfalti elektoral ka pushtuar Tiranën, Silvi Bardhi: Veliaj vijon me fasadat

Edhe pse jemi në vitin 2023, kudo nëpër Tiranë sheh rrugë të amortizuara e në gjendje  të mjerueshme. Rrugë më asfalte të arnuara, gropa-gropa por apo edhe rrugë të pashtruara fare që menjëherë pas shiut shndërrohen në pellgje uji dhe balte.

Në një video të postuar në rrjetin social “Facebook”, zëdhënësja e fushatës për Bashkinë e Tiranës, Silvi Bardhi, ka treguar realitetin e rrugëve të kryeqytetit.

Bardhi është shprehur se  Erion Veliaj, në 8 vitet  e drejtimit të Tiranës, është kujdesur për fasadat që mbulojnë përkohësisht gropat dhe jo për investime reale.

Asfalti elektoral ka pushtuar Tiranën. 🛑

Kjo që po ndodh në kryeqytet në prag të zgjedhjeve të 14 majit është një maskaradë elektorale. ❌

Miliarda lekë të mbledhura nga Bashkia e drejtuar nga Veliaj si taksë e infrastrukturës nuk po kthehen në investime reale, por në asfalt elektoral. 💸

Erion Veliaj 🤥 vijon të kujdeset për fasadat, duke konfirmuar se në 8 vitet e drejtimit të Tiranës si Kryebashkiak, është kujdesur vetëm për fasadat.

Tirana ka nevojë për investime reale! 👍 Rrugët kanë nevojë për kanalizime dhe trotuare, jo vetëm për asfaltin që mbulon përkohësisht gropat.

Me 14 maj, qytetarët me votën e tyre duhet të ndalin modelin e shëmtuar të fasadës! ❤️

Ndaloni kryebashkiakun e fasadës, jepini Tiranës investimet dhe projektet që meriton.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply