Berisha: Edi Ramës i erdhi fundi, e pret McGonigal!

Kryetari i PD, Sali Berisha paralajmëroi Ramën se popi vjen fundi. Berisha tha se, Edi Ramës i erdhi fundi, e pret McGonigali, çështje e hapur penale, do të thotë derë burgu e hapur.
“Edi Ramës i erdhi fundi, i erdhi fundi ju them unë ju, e pret McGonigal. Po Edi, ta tha i dërguari i fundit që ajo është një çështje e hapur, që ajo është një çështje e hapur penale dhe aty ku ka drejtësi, çështje e hapur penale, do të thotë derë burgu e hapur, qeli e hapur.
Po pse e them unë këtë, e them unë këtë, se McGonigali po dënohet se ka marrë ryshfet nga njerëzit e kryeministrit shqiptar, kryeministri shqiptar. Atëherë gjykatësi nuk mund të dënojë ryshfetmarrësin dhe të mos dënojë ryshfetdhënësin.
Edi Rama është i përfunduar. Qytetarë duhet të jeni të vetëdijshëm, votohet një njeri i cili absolutisht siç e dëgjoi vetë, ka çështje penale të hapur. McGonigal është çështje penale e hapur, dhe dy janë personazhet kryesore që gjykohen; Edi Rama kryeministër i Shqipërisë, Oleg Deripaska, oligarku i Putinit, i cili ka marrë edhe në dhjetor të vitit 2022, nga qeveria e Edi Ramës, 7 milionë euro për rikonstruksionin e një shkolle në Kamzë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ish-kryebashkiakja e Ramës dënohet me 2 vite burg, por nuk do qëndrojë asnjë ditë në qeli

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtore ish-kryetaren e Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj për veprat penale “Shkelja …

Leave a Reply