Boçi nënshkruan bashkëpunimin me bankierin Cariola për parkun teknologjik të Elbasanit

Luçiano Boçi, kandidati i opozitës për bashkinë e Elbasanit, paralajmëroi sot se “ditë të mira po vijnë për Elbasanin”, duke firmosur nje paraprojekt, një memorandum bashkëpunimi me bankierin Michele Cariola për ndërtimin e parkut teknologjik në këtë qytet.

“Technopolis – parku teknologjik pranë Universitar, Qyteti i Filmit, Qendra e Pritjes dhe Trajtimit të të Moshuarve, Laboratori i Certifikimit të Produkteve Agro-ushqimore dhe Parku Tregtar i Elbasanit – brenda të cilit përfshihen Panairi Rajonal, Muzeu i Gjallë i Zejeve dhe Outleti Ndërkombëtar do të jenë një realitet i prekshëm për Elbasanin që duam të ndryshojmë!

Me z.Michele Cariola, bankier me përvojë dhe drejtues i F5 Finance Ltd nënshkruam një Memorandum Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi! Miq, pengesat dhe sulmet nuk do ndalin misionin tonë për ta Ba Ndryshimin në Elbasan”, përfundoi Boçi.

About Redaksia

Check Also

Berisha uron Krishtlindjen: Magjia e kësaj nate le të shndërrohet në shpresë!

Kryetari i PD, Sali Berisha në vigjilje të Krishtlindjeve ka uruar besimtarët e krishterë në …

Leave a Reply