Belind Këlliçi, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, prezantoi sot te sheshi ‘Skënderbej’ në Tiranë, planin e tij të nënkalimit nëntokësor në këtë shesh, pjesë e rëndësishme e programit të tij për drejtimin e bashkisë së kryeqytetit pas 14 majit.
Fjala e plotë
Kemi ardhur për të folur për një nga problematikat më të mëdha të kryeqytetit dhe të qytetarëve. Falenderoj forumin rinor të PD për atë prezantim aq të thjeshtë që bëri. FRPD përherë sjell ide, risi dhe ide novatore per t’ju treguar qytetarëve realitetin që ata çdo ditë e prekin, çdo ditë e thonë, por për fat të keq asnjëherë nuk e shohim në media apo portale problemin e trafikut në Tiranë që është problem sa ekonomik aq edhe social. Jemi sot në sheshin “Skënderbej” për të prezantuar planin e dytë madhor që ka të bëjë me kryeqytetin, me zbutjen e trafikut në kryeqytet, ndërtimin e tunelit nëntokësor në këtë shesh që do të lidhë bulevardin kryesor “Dëshmorët e Kombit” me bulevardin “Zogu i Parë”, një investim që kërkon vetëm vullnet politik, që kërkon vetëm vendimmarrje dhe kurajo për të zgjidhur një problem kyç të qytetit tonë, një makth që e kalojnë çdo ditë shoferët e qytetarët, trafikun e rënduar në zemër të Tiranës. Sipas përllogaritjeve tona i shton çdo muaj përdoruesve të makinave një kosto të shtuar për shkak të pritjes në trafik dhe harxhimit të karburantit më shumë rreth 100 mijë lekë në muaj çdo familje që përdor makinat dhe që kalon në unazën e vogël në sheshin “Skënderbej”, por mbi të gjitha është një problem social, problem i cili çdo ditë prek nervat e qytetarëve, krijon ankth, krijon stres, problem që nuk ka asnjë qytetar të Tiranës që nuk e vuan mbi shpinë. Çdo ditë ne që kalojmë në shesh, e shohim se sa i ndotur është ajri , çdo ditë në vizitojmë miqtë tanë, të afërm që na thonë se fëmijët azmatikë janë me numrin më të lartë në Tiranë. Ne sot kemi numrin më të lartë të fëmijëve azmatikë në Europë. Ky është problem që prek shëndetin e familjeve tona, shëndetin e fëmijëve tanë. Tirana sot është një nga 10 kryeqytetet më të ndotura në Europë, edhe për shkak të trafikut të rënduar edhe prej ajrit të ndotur.
Nisma e parë që ne propozuam me transportin publik falas , sigurisht I shërben edhe shfryrjes së trafikut, pork jo që do të bëjmë këtu është një zgjidhje perfekte dhe një kosto minimale për të lehtësuar zemrën e Tiranës.
Projekti do të nisë me hyrjen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” , prandaj edhe jemi këtu. Kemi ekspertët, urbanistët që do të flasin për këtë çështje.
Unë do t’I qëndroj atij premtimi që kam dhënë që ditën e parë , që unë pas 14 majit do të jem një administrator I Bashkisë Tiranë dhe nuk do të jem një gjithollog. Do të lë urbanistët të bëjnë punën e tyre, inxhinierët të bëjnë punën e tyre, juristët, ekonomistët dhe në bazë të gjithë propozimeve që do të më vijnë do të marr vendimmarjen time në dobi të qytetarëve të Tiranës. Ka ikur koha e show-t, ka ikur koha e gjithollogëve, ka ardhur koha e ekspertëve, e profesionistëve. Do të ndërtojmë një ram që do të futemi nën kuotë, më pas te kali I skënderbeut rreth 5.8 metër nën tokë pa e dëmtuar asnjë cm sheshin aktual, pa prishur asnjë pllakë të këtij sheshi .
Ka ardhur koha të marrë fund ai mentalitet që çdo kryetar bashkie që vjen ia imponon qytetit shijen e vet personale, duke prishur sheshin.
Ky shesh edhe pse unë mendoj që nuk është funksional, edhe pse mendoj që ka nevojë për ndërhyrje, mendoj që prioritetet e tjera janë tjetërkund, nuk janë te prekja e sheshit.
Do të ndërtojmë një tunel rreth 200 m me 4 korsi, 2 në vajtje 2 në kthim që do të lidhin bulevardin “Dëshmorët e Kombit”me bulevardin “Zogu i Parë” për të shfryrë rreth 60% të trafikut në këtë zonë. Unaza e Vogël bllokohet fillimisht këtu, ky është makthi që ne kalojmë çdo ditë që kërkon vetëm 4 deri në 4.5 milionë euro për tu zgjidhur.
Jam fjalën para qytetarëve të Tiranës sot që brenda datës 1 janar 2024 ky projekt dhe ky tunel do të jetë realitet. Nëse kjo nuk ndodh jap dorëheqjen para qytetarëve. Kjo është thjeshtësisht e bëshme, është premtim, projekt real që nuk ka asnjë shans të mos bëhet nëse ka vullnet.
Sigurisht që do të dëgjoni kryetarin actual që ky projekt nuk bëhet, se kërkon ndodhta 100 milionë euro me përllogaritjet e tij, se nuk është e mundur të ndërhyhet se nuk është në planet e tij aspak zgjidhja e kësaj çështje, por arsyeja pse unë po iu them këtë kosot është sepse unë kam marrë një vendimmarrje të fortë në fillim kur kam hyrë në këtë garë së bashku me ekipin tim, së bashku me anëtarët e këshillit bashkiak që do të jenë që ne do të punojmë për Tiranën dhe ne nuk do I prekim, nuk do I vjedhim taksat e qytetarëve të Tiranës. Prandaj të gjitha punimet do të bëhen me çmim kostoje, prandaj paketa e projekteve që unë propozoj është me çmime kaq të ulëta dhe të reduktuara, sepse thjesht nuk do të vidhet, është fare e thjeshtë. Qytetarët qyesin ku do të gjenden paratë, paratë janë aty. Paratë do të jenë aty edhe për transportin urban falas, që kushton vetëm 6.8% të buxhetit të bashkisë së Tiranës dhe shoqëruar edhe me këtë masë që ne do të marrim që ka vlerë 4 deri në 4.5 milionë euro, iu garantoj që minimalisht 60% e trafikut të Tiranës do të zgjidhet, pa prekur sheshin “Skënderbej” dhe pa prekur parkimin nëntokësor që ndodhet afër bankës së Shqipërisë, e gjitha kjo duke ndërtuar, dhe jo duke prishur.
Në fakt është një mentalitet I ri që vjen në qytet. Kemi parë që Bashkia aktuale qëndron në krye të shaktërrimit dhe prishjeve në qytet. E ka bërë këtë me Teatrin Kombëtar ku e ka shembur me urgjencë në ditën e fundit të pandemisë, ku në fakt nuk kishte asnjë nevojë për ta bërë atë ndërhyrje dhe sot kemi një gropë financiare, asnjë tullë nuk është vënë. Jap sërish premtimin që teatri kombëtar do të ngrihet aty ku ishte, ashtu siç ishte, sepse është pronë e gjithë qytetit.
Nuk dua të zgjatem, dua të futemi një një marrëdhënie krejt tjetër me qytetarët, ku vëmendjen kryesore e marrin profesionistët, ekspertët. Unë do të jerm këtu për të marrë pyetjet tuaja, sugjerimet tuaja, por do të doja shumë që pas asaj videoje të FRPD që tregoi fare qartë me zë e figurë, me pamje konkrete që në Tiranë për shkak të trafikut qytetarëve iu bie më shpejt të shkojnë në këmbë në dëstinacion sesa të marrin transportin urban apo të marrin mjetet private. Dhe mos harroni që shpejtësia mesatare e autobusit në Tiranë është në kufinjtë e 10-11 km në orë. Sikur të ulet edhe 2 km në orë I bie që në çdo aks të Tiranës më shpejt të shkohet në këmbë. Kjo është e patolerueshme për një kryeqytet I cili ndodhet gjeografikisht në zemër të Europës, por për standard bashkia aktuale na ka future në zemër të Afrikës qendrore. Unë jam I vendosur tu qëndroj besnik ekspertëve, projektuesve, inxhinierëve, urbanistëve që janë të zotë e dinë ta shpjegojnë 100 herë më mirë se unë këtë çështje. Gjithashtu, besoj se do të kemi edhe kalendarin e punimeve që tu tregojmë gjithë qytetarëve sa kohë do të marrë ky projekt. Faleminderit!