Hipokrizia me fushatën/ Rama cakton Ballukun të monitorojë shkeljet që i bën vetë!

Qeveria ka njoftuar ngritjen e një task-force për monitorimin e veprimtarisë së administratës publike gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit. Pas akuzave nga opozita dhe shoqëria civile për blerjen e zgjedhjeve nëpërmjet bonusit te pensionistëve dhe premtimeve për rritjen e pagave, Rama ka vendosur të ngrejë një task-forcë për të kontrolluar veten.

Dhe drejtimin e kësaj task-force e merr zv.kryeministrja Balluku, e cila është drejtuesja politike e qarkut të Dibrës në këtë fushatë elektorale dhe rezulton gjithashtu zyrtarja më e akuzuar nga opozita për përdorim të aseteve publike në fushatë.

“Akti i tretë ka të bëj me ngritjen e një task-force për monitorimin e veprimtarisë së administratës publike dhe të sjelljes së administratës publike dhe përdorimin e burimeve njerëzore dhe financiare dhe infrastrukturës gjatë procesit zgjedhor. Këtë task-forcë do ta kryesojë zv.kryeministrja. Është një masë shtesë që merr qeveria shqiptare gjithmonë në drejtim të garantimit të procesit zgjedhor të 14 majit 2023”, tha sot Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Vendimi ngjan paradoksal për shkak se nga njëra anë janë vetë ministrat që u japin urdhër punonjësve të përfshihen në fushatë, e nga ana tjetër zv.kryeministrja Balluku do t’i kontrollojë ata që të mos shkelin ligjin.

Opozita e ka akuzuar qeverinë për përdorimin e burimeve të administratës publike në fushatën zgjedhore dhe zv.kryeministrja Balluku është përmendur në disa raste për shfrytëzimin e punonjësve të administratës në fushatë.

Ndërkohë që vetëm një ditë më parë u publikuan mesazhe kur mësuesve në Rrogozhinë u bëhej presion të merrnin pjesë në aktivitetet e partisë socialiste, në të kundërt do të largoheshin nga puna.

Po ashtu tre javë para zgjedhjeve, qeveria miratoi edhe projektligjin për rritjen e pagave, që do t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 38 miliardë lekë.

About Redaksia

Check Also

Ka vetëm një rrugë për Edi Ramën! Të largohet!

Nga Belind KËLLIÇI Edi Rama shënoi sot një nga kulmet e arrogancës ndaj publikut dhe …

Leave a Reply