Sulmohet me breshëri plumbash një biznes në Laç

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Laçit, ku një biznes është qëlluar disa herë me armë zjarri.

Nga raportimet mësohet se është qëlluar me rreth 30 plumba, ndërkohë në pamjet duken qartë shenjat e plumbave në të gjithë gjatësinë e dyqanit.

Deri më tani nuk ka asnjë njoftim nga ana e policisë, ndërkohë që në pamjet duket se dëmet në dyqan janë të konsiderueshme. Të gjitha xhamat dhe pjesa e dekorit brenda tij janë dëmtuar. Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një konflikt në lidhje me biznesin apo personal të personit që e ka atë në zotërim. Pritet të zbardhen detaje të mëtejshme.

About Redaksia

Check Also

E Ngarkuara me Punë e SHBA në SPAK: Fokusi i Administratës Trump, lufta ndaj karteleve dhe organizatave kriminale

E Ngarkuara me Punë e SHBA Nancy VanHorn ka mbërritur sot në SPAK për të …

Leave a Reply