Vrasja në Lezhë/ Zëri i Amerikës: Nikulaj ka mbajtur poste të rëndësishme

Biznesmeni Ardian Nikulaj, i cili ushtronte veprimtarinë e tij në fushën e hoteleri-turizmit, u vra të mërkurën në qytetin e Shëngjinit.

Nikulaj, i përfshirë dhe në politikë si pjesë e Partisë SocialDemokrate dhe aktualisht anëtar i Këshillit Bashkiak, ndodhej në mjediset e brendshme të resorit në pronësi të tij “Coral Shëngjin”, në Shëngjin kur u qëllua.

Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, autori i vrasjes ishte i maskuar, me skafandër në kokë dhe një jelek fosforeshent në trup, kur ka qëlluar me pistoletë ndaj Nikulajt. Menjëherë më pas ai është larguar me një motoçikletë.

Policia njoftoi se vrasja e 50-vjeçarit Nikulaj është kryer në orën 13 e 30 minuta, për motive ende të paqarta.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 Ardian Nikulaj ka qenë kandidat për deputet i Partisë Social Demokrate. Ndërsa aktualisht ai drejtonte degën vendore të kësaj partie për qarkun e Lezhës dhe ishte përfshire ne listat e kandidateve për zgjedhjet vendore që pritet të mbahen më 14 maj.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, përmes një postimi në facebook u shpreh se “një ngjarje e tillë është cenim i rëndë i rendit dhe sigurisë publikë në qytetin tonë”, ndërkohë që kërkoi zbardhjen e shpejtë të ngjarjes nga organet e rendit.

Ardian Nikulaj ka mbajtur poste të rëndësishme në administratën shtetërore, përfshirë postin e drejtorit të ALUIZNI-t për Lezhën.

Sipas formularit të dekriminalizimit, dërguar në KQZ në vitin 2021, ai rezulton i dënuar me 4 muaj burg në vitin 2003 dhe me gjobë në vitin 2006. Në vitin 1998 ai ka qenë emigrant në Novara të Italisë./VOA

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply