Çfarë kërkonte Pjerin Ndreu në lokalin ku u vra rivali i tij politik?

Ardian Nikulaj u vra sot në një lokal pranë portit në Shëngjin. Nikulaj njihej si një biznesmen ndërtimi në zonë, ndërsa ka qenë edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2021.

Ndërkohë, Nikulaj ishte edhe pjesë e listës për këshilltar bashkiak në këto zgjedhje që do të mbahen më 14 maj.

Biznesmeni lëvizte me makinë të blinduar dhe ruhej duke iu frikësuar një atentati që ndodhi sot duke i marrë jetën.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet përkatëse.

About Redaksia

Check Also

Aeroporti i Vlorës/ Të rinjtë e FRPD denoncojnë mashtrimin dhe vjedhjen e dyshes famëzeze Rama-Balluku

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë një video denoncuese të të rinjve të …

Leave a Reply