Berisha: Escobar dha dy mesazhe të rëndësishme në Tiranë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha analizoi komentet e zyrtarit amerikan Gabriel Escobar gjatë një interviste për mediat, dhënë gjatë vizitës së tij në Tiranës disa ditë më parë.

Berisha tha se, Escobar dha dy mesazhe të rëndësishme.

“Mesazhi i Escobar ishte se SHBA-të do bashkëpunojë me çdo force politike që fiton zgjedhjet”, deklaroi Berisha në emisionin “Zonë e Lirë”.

Më tej, u ndaj dhe te përgjigja që dha zyrtari amerikan kur u pyet për marrëdhëniet e SHBA-ve me kryeministrin Edi Rama dhe çështjes “McGonigal”.

“Tha: Është një proces penal i hapur, nën hetim. Do kjo të thotë derë burgu e hapur. Në interpretimin politik do të thotë varr politik i hapur. Ndaj dhe takimi (Rama-Escobar) u bë 20 minuta”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Shtëpia e re tek Air Albania”/ Dëshmia: Si i fshehu pasuritë ish-drejtoresha e AKSHI-t!

Emisioni Në Shënjestër Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, rezulton të jetë pronare e të paktën …

Leave a Reply