Berisha: Pllakat e sheshit ‘Skënderbej’ kanë kushtuar më shumë se investimet 1-vjeçare në gjithë Shqipërinë rurale

Kryetari i PD, Sali Berisha, nga Përmeti ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Ftiojmë”, Edmond Komino tha se, pllakat e sheshit ‘Skënderbej’ kanë kushtuar më shumë se investimet 1-vjeçare në gjithë Shqipërinë rurale.
“Edmondi ka për rival një shoqe anonime, ajo e ka një emër, por për emërimin e saj nuk është pyetur asnjë socialist, nuk është pyetur as dega e PS e Përmetit.
Këta janë kandidatë që dalin të gjithë nga bodrumi i Edi Ramës.
Unë nuk merrem me personin konkret, por kudo që shkoj në Shqipëri, nuk kam gjetur një prej tyre që nuk ka dorë. Kanë zhvilluar nepotizmin, kanë abuzuar dhe kanë vendosur të fundit qytetarin.
Përmeti dhe Shqipëria, veçanërisht fshati dhe zona rurale, u përballën këto 10 vite me një injorim absolutisht total, ndërkohë që kanë potenciale shumë të mëdha.
Ne kishim një filozofi tjetër, filozofia jonë ishte dhe do jetë, çdo fshat me infrastrukturë: çdo fshat me infrastrukturë të njëjtë me lagjet e qytetit.
Me këtë motiv ne asfaltuam 8300 kilometra në fshat, na mbetën edhe 3000 ose 3500 kilometra. Këta që erdhën u ndaluan dhe u gozhduan duke shtruar pllaka guri në qendrat e qyteteve, me qëllimin madhor që të vjedhin.
A mund të imagjinoji ju se pllakat e sheshit ‘Skënderbej’, ku në verë vlon xhezvja e kafes, pllakat kanë kushtuar më shumë se investimet 1-vjeçare në gjithë Shqipërinë rurale.
A mund të imagjinoni se pllakat në të gjithë qytetet kanë kushtuar 2.3 miliardë euro?
Janë vjedhur të paktën 70 përqind e vlerës. Kjo është e vërteta.
Prandaj me datën 14 maj, thirrja ime është të votoni Edmond Kominon, kandidatin tuaj”, tha Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply