Gazment Bardhi braktis Alibeajn, në fushatë për Zef Hilën

Demokratët do të kenë vetëm një kandidat për zgjedhjet e 14 majit për Bashkinë e Vaut të Dejës, dhe ai është Zef Hila, kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”. Sot krah Hilës u shfaq edhe Gazment Bardhi, i cili denoncoi vendimin e njëanshëm të Enkelejd Alibeajt për të nxjerrë kandidat në Bashkinë e Vaut të Dejës, ndërsa theksoi se më 14 maj, demokratët kanë si qëllim që t’i marrin bashkinë Tom Doshit.

“Kryesia e partisë nuk ka miratuar që të ketë kandidat tjetër në Bashkinë Vau i Dejës. Pra, ka ruajtur të njëjtin standard që kishim vendosur për Devollin dhe Kurbinin. Ka marrë opinionin e strukturave që situata krijon mundësinë në 14 maj ju t’ia hiqni nga duart bashkinë Tom Doshit. Prandaj fokusi juaj në këto 25 ditë që ka mbetur do të duhet të jetë këtu që në 14 maj të dorëzojë çelësat e bashkisë që i ka marrë me pa të drejtë në vitin 2019 dhe ju të riktheni ato punë të mira”, tha Bardhi.

Të revoltuar me Enkelejd Alibeajn janë shfaqur edhe demokratët e Vaut të Dejës, që u sfiduan nga Alibeaj duke u nxjerrë një kandidate që nuk gëzonte mbështetjen e demokratëve, ndërsa denoncuan makinacionet për zëvendësimin e komisionerëve të djathtë me përfaqësues të Partisë Socialiste.

“E kam ndjerë veten të fyer me veton që vuri zoti Enkelejd Alibeaj. Por gjithsesi ne duhet të jemi të bashkuar, nuk duhet të demoralizohemi, por do ta mbështesim Partinë Demokratike dhe kandidatin zotin Zef Hila”, u shpreh Gentjan Ndoj.

Më herët e gjithë lista e kandiduar nën siglën e Partisë Demokratike nga Enkelejd Alibeaj, deklaruan refuzimin e kandidaturës së Klomentina Drinit, duke shprehur publikisht mbështetjen ndaj Zef Hilës.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply