Berisha i përvishet Ramës nga Libohova: Kujton se do të shpëtojë duke kërcyer poshtë e përpjetë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i pëvishet Ramës nga Libohova. “Shqipëria është në mjerim, shtoi Berisha, Rama krihet duke u tundur”.

Deklaratat e tij lideri i opozitës i bëri gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë re Libohovës Adil Xhelili.

Berisha: Vini re fushatën e tij. E nisi me lopatë për t’u paraqitur si tjetër, se nuk është ky hajduti. 2 metra është që vjedh me firmë nga mëngjesi në darkë, dhe mendoi se me lopatë do të mund t’ju gënjente ju.

E pa që lopata nuk po i funksionon, dhe tani kalon burri kryeministër nga takimi në takim me fjalorin më banal, më të ulët vetëm e vetëm që të mund të heqë në një farë mënyrë qyrkun e kryehajdutit të Shqipërisë. Ai beson se, duke përdorur fjalët më banale, krahasimet më vulgare, ju do harroni vjedhjet, do harroni katastrofën dhe do të merreni me efektet që do të krijojë me atë fjalor të turpshëm, me ato qëndrime që hidhet kërcen poshtë e përpjetë, në një kohë kur Shqipëria vajton, është në mjerim, ai krihet duke u tundur dhe shkundur, sikur këtu është parajsë. Gjithçka me efekte mashtruese për qytetarin.

About Redaksia

Check Also

Banorja në Theth: Rama na tha kthejini djemtë nga emigracioni dhe ndërtoni! M’u thafshin duart për atë votë që dhashë!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar në Facebook një video ku një banore nga …

Leave a Reply