Prokurorisë i ka mbetur vetëm të shkojë në takimet elektorale të PS!

Nga Oerd BYLYKBASHI

Frika i bën të shkelin ligjin me të dyja këmbët! Zj. Emirjana Sako (kryetarja e bashkisë Durrës dhe kandidatja e PS – sqarim për shumicën e qytetarëve durrsakë që nuk e njohin e nuk e dinë ç’bën) ka organizuar takime elektorale me nxënës të arsimit parauniversitar. E ka deklaruar vetë publikisht.

Denoncimet e qytetarëve dhe nxënësve na tregojnë se i kanë nxjerrë më herët nga mësimi. Kodi Penal thotë: “Neni 328/a – Detyrimi për pjesëmarrje në veprimtari politike[…] Detyrimi apo organizimi për të marrë pjesë në veprimtari elektorale të një subjekti zgjedhor i nxënësve të arsimit parauniversitar nga punonjës që kryejnë një detyrë shtetërore në arsimin publik, ose detyrë a funksion në arsimin jopublik, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga tre muaj gjer në një vit.”

Pra mjafton vetëm organizimi, jo vetëm detyrimi i nxënësve nga kandidatja dhe personat përgjegjës për të marrë pjesë në aktivitet politik për të konsumuar kundravajtjen penale.  Madje nuk ka rëndësi as nëse aktiviteti elektoral me nxënës është kryer gjatë orarit mësimor, mjafton keqpërdorimi i nxënësve për të konsumuar shkeljen.

Po prokuroria, a do të vazhdojë të “shfuqizojë” de facto Kodin Penal me mosveprimet e saj kronike përballë krimeve zgjedhore?

Me gjoja pavarësinë që u dha reforma e “dredhësisë”, do të mjaftonte një prokuror i drejtë e pak kurajoz për t’i vënë para ligjit këta shkelës me pushtet. Por për prokurorinë nuk paska rëndësi se në 2020 u theksua në ligj përgjegjësia e prokurorisë së zakonshme dhe e SPAK për krimet zgjedhore!

Kjo quhet “pavarësi” nga ligji.

Fundja deri më sot vettingu po e provon veten se çfarë kapje politike të drejtësisë ka prodhuar. Prokurorisë i ka mbetur vetëm të shkojë në takimet elektorale të PS me nxënës dhe administratë, të bëjnë “share”dhe “like” postimet e kandidatëve të pushtetit dhe ditën e votimit të shkojnë e të votojnë të bindur. Kështu i kontribuojnë perceptimit të mosndëshkimit të pushtetarëve socialistë.

Më 14 maj qytetarët e Durrësit dhe të Shqipërisë do ta ndëshkojnë vetë me votë këtë pushtet imoral, të kalbur dhe të degraduar.

About Redaksia

Check Also

Si rekruton e si përdor mafia Soros!

Nga Edi PALOKA Mafia , perpara se te pranoje nje “ushtar” te ri ne familje …

Leave a Reply