Berisha-Ramës: Ymer Baze nuk do e marrë kurrë ujin e Mezhgoranit!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, i them Edi Ramës, që Ymer Baze le të lëpihet nga mëngjesi deri në darkë, por ujin e Mezhgoranit nuk do e marrë kurrë. Se më thanë se kanë filluar të shpërndajnë ryshfete.
“Në Këlcyrë, kandidati i Ymer Bazes, di vetëm të vjedhë. Shkoni e shikoni tubat e ujësjellësit. 3 milionë euro taksa të shqiptarëve, ato çahen njëri pas tjetrit se janë tuba të vjetruar, të përdorur për dekada. Edhe ai me mision. Po cili është misioni? Fshatarët e Mezhgoranit t’u marrin ujin dhe të ndërtohet aty një fabrikë uji për Ymer Bazen.
I them Edi Ramës, që Ymer Baze le të lëpihet nga mëngjesi deri në darkë, por ujin e Mezhgoranit nuk do e marrë kurrë. Se më thanë se kanë filluar të shpërndajnë ryshfete.
T’i marrësh ujin Mezhgoranit, do të thotë që do largohet çdo banor nga ai fshat, do të thotë të krijosh kushte për pasurimin e Ymerit.
Ymerit shpërbleja në mënyra të tjera, por ujin mos e prek. Ujin e Mezhgoranit. Se është krim.
Arjan Kasa është kandidati që do mbrojë interesat e çdo banori të Këlcyrës.
Edmond Komino, një kandidat i shkëlqyer për Përmetin, një demokrat që ka shkrirë të gjithë aftësitë e tij për qytetin. Gjatë qeverisjes së PD, Përmeti ndryshoi më shumë se në të gjithë kohërat tjera.
Edhe kandidati i Përmetit, në funksion të interesave të mafies sub-qeveritare. Kam bindjen se Edmond Komino do të mbrojë interesat e qytetarëve të Përmetit.
Në Derviçan, një biznesmen i shkëlqyer, një bir i shquar i minoritetet grek, me investime serioze në Athinë, është rikthyer, ka fituar në primare dhe tani garon për kryetar bashkie. Një njeri me kredenciale të larta, i respektuar nga i gjithë spektri politik, përveç Rilindjes”, tha Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Dëshmia/ Veliaj kërkoi psikiatër në qeli: Nuk jam në situatë të mirë mendore…

Ylli Rakipi: Veliaj ka pretenduar që i është dhënë ilaç në burg, dhe ai ka …

Leave a Reply