Poezia e parafundit e Nolit për… Ramën

Nga Redin HAFIZI

Edvin Rama ka nisur të mendojë se, duke përmendur të mëdhenjtë e letërsisë shqipe, apo edhe protagonistë të politikës në kohën e parapushtimit të Shqipërisë në Luftën e Dytë Botërore, mund të zgjojë interesin e ndjekësve të tij për një “revolucion”, por në të vërtetë ai kërkon grushtin e shtetit që Enver Hoxha bëri menjëherë pas çlirimit të Shqipërisë në vitin 1945. Rama mendon se mund të anashkalojë institucione, të mos zbatojë ligje dhe të mos respektojë të drejtat qytetare të banorëve të Tiranës dhe të gjithë socialistëve të Shqipërisë, vetëm se ai kërkon marrjen me çdo kusht të pushtetit. Në Shqipëri, një gjë e tillë u toleruar në fillim dhe më pas u diktua nga regjimi komunist me hir a me pahir për gati 65 vjet dhe përfundimi ishte një diktaturë nga më të tmerrshmet në të gjithë botën. Vetë Noli është shprehur me vargjet e tij kundër një praktike të tillë në poezinë e tij të parafundit “Sulltani dhe Kabineti”. Nga çdo lexues duket qartë se çdo varg është drejtuar kundër kabinetit të diktatorit Enver Hoxha dhe ndoshta sot në Shqipërinë e vitit 2010 i përshtaten më shumë diktatorit Edvin Rama apo ndoshta edhe Gramoz Ruçi, i cili i tregon botës mbarë se si PS e të ardhmes do të jetë me një maske të zezë në gojë që të mbylli gojën e kujtdo që mendon ndryshe. Noli ishte një shkrimtar i madh dhe i majtë në bindjet politike, por në fund të jetës kur e pa se ku e katandisën Shqipërinë idetë komuniste të një ekstremi të majtë, ai i denoncoi ato përmes poezisë së mëposhtme. Kjo poezi duhet të tingëllojë fuqishëm në veshët e çdo shqiptari, për të mos ndjekur askënd që kërkon të bëjë diçka vetëm pët pushtet, që përdor këdo dhe çdo gjë vetëm për një karrike të artë për vete dhe oligarkët që e rrethojnë, që vetëshpallet i plotëfuqishëm vetëm që të shkatërrojë interesat e kombit për përfitime personale. Një karakter i tillë është asgjë tjetër veçse një diktator potencial dhe Noli vërtet o shkruajti vargjet e mëposhtme për diktatorin Hoxha, por askush nuk mund të thotë, se nuk i përshtaten edhe sulltanit të ditëve tona, Edvin Ramës.
Shokë, sot kam panair/Shokë, bëmëni sehir/Sillni kupat e gostisë/Sillni shishet e rakisë/Kupë e parë, jam aga/Kup’ e dytë, jam Pasha/Kup’ e tretë, shpall ferman/Ngjesh një pall’ e jam Sulltan/ Jam Ali Qopeku i Parë/Qen si unë s’keni parë/Pra kur leh duartrokitni/Zbrasni topat,brohoritni!/Jam imami e jam dovleti/Padishahu e Muhameti/Jam Xhenemi dhe Xheneti/Kijameti e selameti/Jam xhamia e jam namazi/Jam zinxhiri e jam kafazi/Jam bodrumi e jam zullumi/ Kush ngre kokën e merr lumi……….
Duket që Ramës ideja e pushtetit i ka rënë në kokë, njësoj si bie në kokë rakia nëse kalon kufirin. Ai tashmë ka kaluar në akstazë dhe askush nuk mund ta bindë se, pushteti fitohet përmes votës e nuk rrëmbehet. Kreut aktual të PS i duket se dikush i ka grabitur diçka që i takon atij, duke e krahasuar pushtetin me portofolin. Në fakt, ai prandaj po e kërkon me kaq forcë, sepse pa pushtetin portofoli mund të mos i duhet më se s’do ketë ç’të fusë. Në fshehtësi ai i futi thikën pas shpine çdo bashkëpunëtori të tij vetëm për të kurorëzuar idenë e diktatorit. Vetë Rama, në kongresin e fundit të PS shpalli fermanin dhe kërkon të bëhet Sulltan në Shqipërinë, që është shumë pranë liberalizimit të vizave dhe statusit kandidat në BE. Noli thotë në mënyrë metaforike se, diktatori Hoxha është një qen që kur leh çdo njeri duhet të duartrokasë. Ndërkohë, Rama jo vetëm që kërkon duartrokitje, por kërkon që vetëm ai të flasë e askush tjetër. Këtë gjë e tregojnë edhe ndryshimet statutore të kohëve të fundit në PS. Gjithashtu, thirrjet e fundit për grusht shteti që Rama po bën çdo ditë, tregojnë më së miri se ku ka shkuar vetëkënaqësia e këtij diktatoruci që çdo ditë po rritet dhe po bëhet edhe më i rrezikshëm për interesat e shqiptarëve, ndaj i takon këtyre të fundit që t’i lexojnë Ramës vargjet e mësipërme për të parandaluar një të ardhme shumë të pasigurt për vendin dhe qytetarët. Rama ka dhënë prova që ka një urrejtje patologjike për shqiptarët që kur i konsideroi votuesit maskarenj vetëm se nuk votuan për të, ndaj njerëz të tillë me dy fytyra, që njëherë i quajnë shqiptarët maskarenj pastaj kërkon t’i bindë se po lufton për ta nuk duhet të ndiqen, ndaj është detyra e çdo shqiptari që jo të luftojë për karriken e Edvin Ramës, por të luftojë për të ardhmen e vet në Europë dhe kjo detyrë do të përmbushet më së miri, duke e lënë Edvin Ramën të vetëm në ëndrrën e tij për marrje të pushtetit me anë të dhunës. Në këtë mënyrëk ndoshta edhe i madhi Noli do të lumturohej atje në parajsë, kur të shohë që të paktën vargjet e tij i shërbyen shqiptarëve që këtë radhë të parandalojnë katastrofën.

“RD” 24/04/2010

About Redaksia

Check Also

Patriot shqiptar?!

Nga Redin HAFIZI Në Shqipëri edhe patriotizmi ka ndryshuar thelbin dhe është kthyer nga ndjenjë …

Leave a Reply