Autenticiteti dhe e shenjta. Një intervistë me Gilles Lipovetsky

Askush si Gilles Lipovetsky (vitlindja 1944) nuk ka arritur në gjithë këto vite t’u bëjë një portret kaq akut shoqërive liberiste dhe demokratike, duke dizajnuar në shumë libra modelin e ri antropologjik të homo consumericus, një dështim, nëse mendojmë progresin teknologjik, në vend që ta shpëtojë botën duke e transformuar, është vënë në shërbimin e konsumatorit, që ka kaluar nga të jetë një buratin i manovruar nga markat globale, të rimarrë rolin e gjykatësit të pamëshirshëm të vetë markave. Ky paradoks do të bëjë që konsumatori i ri t’i ushtrojë armët e tij të shantazhit në rrjetet sociale, të përjetuara dhe përdorur si ushtrim kritike dhe lirie, por duke ju hequr atyre pervazivitetin totalitar. Marksist në fillimet e karrierës së tij si docent universitar, Lipovetsky është sot një prej kritikëve të kapitalizmit si “modeli i vetëm ekonomik i legjitimuar”: librat e tij janë të domosdoshëm për të kuptuar globalizimin, konsumizmin, tregjet e rinj në dritën e individualizmit, mantra e re bashkëkohore që prish me traditën dhe të kaluarën për të imagjinuar një të ardhme nën shenjë e kënaqësisë dhe të realizimit të vetëvetes. Për këto tema flet edhe libri i tij i fundit, Panairi i autenticitetit, në rrugë përkthimi edhe në Spanjë, Portugali, Brazil dhe Arabi Saudite. Lipovetsky ka pranuar t’u përgjigjet disa pyetjeve.

Titulli i librit tuaj është përkthyer në italisht si Panairi i autenticitetit. Çfarë mbizotëron në epokën ku jetojmë: aspekti ritualistik, thuajse fetar i qenies apo i të ndjerit “autentik” apo një ekzibicionizëm më sipërfaqësor?

Jetojmë momentin e konsakrimit të autenticitetit. Domethënë se ideali i “be yourself” është bërë një vlerë thuajse konsensuale, një absolut etik i ri në epokën e hipermodernizmit. Asgjë nuk duket më legjitime që të jetosh sipas un-it tonë indnvidual, e shprehur me dëshirat tona, duke pushuar së rregulluari individualitetet tona ndaj atij të të tjerëve. Të qënit plotësisht vetëvetja është bërë një ideal i përhapur, i përgjithësuar, që gëzon sot një legjitimitet të paparë ndonjëherë, të paktën në Perëndim. Kush konteston në shoqëritë tona, përjashto lëvizjet integraliste dhe fondamentaliste, të drejtën e secilit për ta disponuar lirisht vetëveten? E “shenjta” e autenticitetit nënkupton kulmin e këtij kulti, apogjeu i impaktit social të tij, konsakrimi i idelit të sovranitetit me vetëveten. Raporti që kemi me autenticitetin nuk është as religjioz, as ekzibicionist, as sipërfaqësor: është identitar dhe struktura e identitetit tonë modern, sipas një antropologjie individualiste totalisht të re. Por e “shenjtë” nënkupton edhe nëse e kemi bërë autenticitetin një vlerë kulti në një numër shumë të gjerë aspektesh. Sot kërkojmë autenticitet në gjithçka: në pjatat ku hamë, në vendet që vizitojmë, në arredimin e shtëpive tona, tek moda, tek bukuria, në arsim, në botën e markave tregëtare, në lidershipin e biznesit, në jetën politike dhe fetare. Autenticiteti është bërë një mantër e re, “new cool”, fjala e preferuar për të shitur, komunikuar, siguruar, ngjallur dëshirën për më të mirën.

Pra është tipike e kohës tonë kjo shtytje indnvidualistike?

Është duke filluar nga vitet ’70 që ideali i të qënit vetëvetja ka funksionuar si transformues antropologjik i fuqishëm, i një ndryshimi radikal në mënyrat e të menduarit dhe të ekzistuarit, një agjent shumëfishues i një qytetërimi të ri individësh të interesuar që t’i zgjerojnë liritë e tyre subjektive, të përfshirjes dhe njohjes pasuese sociale. Nuk kjanë as aspekti ritual, as format sipërfaqësore të shumë manifestimeve të fenomenit që më duken domethënës. Autenticiteti personal është imponuar si forcë – vlerë, duke gjeneruar një ripërcaktim të thellë të raportit të individëve me vetëvetet, në raportet me të tjerët dhe me institucionet kryesore sociale, edhe pse “panairi” i ka treguar herëpasëhere aspektet e autenticitetit më shumë hollywoodianë dhe disneyanë ato më të dukshmet. Por është qytetërimi individualist që është i pandashëm nga shtytja sociale e mrekullueshme drejt idealit të autenticitetit subjektiv.

Është interesante të vëreja se shpesh mbiemri i “shenjtë” që ka të bëjë me diçka religjioze apo rituale, përkthehet në një pranim mondan. Për shembull, edhe “Le sacre du Printemps” i Igor Stravinsky, në italisht përkthehet me “la sagra” e pranverës. Sikur riti, ceremonitë që rregullojnë zakone të caktuara me patjetër duhet të jenë profane dhe e “shenjta” duhet të transformohet gjithmonë në një panair, në një sagra, në një ekspozim lozonjar. Si ka mundësi? 

Të evidentosh, si në përkthimin italian të librit, idenë e një “panairi të autenticitetit” më duket po aq interesante dhe sugjestionuese pasi nxjerr në pah sesi parimet e kapitalizmit dhe të individualizmit hedonist kanë arritur të rimodelojnë idealin etik të autenticitetit të shfaqur në shekullin e XVIII me Rousseau. Në shoqërinë e konsumeve dhe të komunikimit është njeriu i ri që zbulohet, në të kaluarën autenticiteti subjektiv manifestohej me ditarët privatë: tani tregohet në hiperspektaklin e realiteteve. Ekzalton dijen e thellë të vetëvetes nëpërmjet një pune të gjatë dhe të hollësishme introspeksioni, tregohet nëpërmjet selfive, fotove argëtuese në internet, postimet për çdo gjë, në panairin e argëtimit dhe të parëndësisë. Limtet e vjetra të lidhura me cipën kanë shpërthyer: në rrjet gjithçka mund të thuhet dhe të tregohet, deri në jetën seksuale më sekrete dhe ekstreme. Tek Rousseau, Heidegger apo Sartre, etika e autenticitetit ishte një imperativ moral, kërkues dhe intransigjent, kurse tani është bërë një e drejtë subjektive në qëndrimin mirë me vetëveten, me realizimin personal. Është kaluar nga autenticiteti rigorist – tragjik i autenticitetit heudemonik, në kërkimin e lumturisë si qëllim pas – heroik, pas – sakrifikues. Dhe kërkesa tradicionale e së vërtetës mbi vetëveten shpesh shkon në autenticitetin – spektakël të marketingut, të publicitetit, të turizmit të disneylandizuar, të sagre në fshatra dhe në qytete për të tërhequr turistët.

Pra autenticiteti është paradoks? Si mund të jesh autentikë kur thuajse totaliteti i përvojave tona varet nga universi i programuar i tregut?

Mallifikimi i dëshirave dhe i stileve të jetesës nuk pengon që në blerjet të mbizotërojnë shijet, preferimet personale, raporti intim me vetëveten. Nëse disa sjellje konformiste mbesin, të tjerat fitojnë terren duke shprehur autenticitet personal. E ka thënë mirë filozofi Charles Larmore: mënyra e të qënit autentik nuk kërkon mendime dhe sjellje të veçanta dhe origjinale, nuk kërkon të çlirohemi nga çdo vendosmëri sociale pasi vetja e “vërtetë” sjell gjithmonë, pashmansghmërisht, peshën e sociales. Por kjo nuk e bën të pamundur një raport autentik me vetëveten, nëse e përkufizojmë autenticitetin e mënyrës me të cilën bëjmë tonin një model heteronom, mënyrën ku mund të shfaqemi personalisht nga ajo që është jashtë nga vetë ne. Jemi vetë ne dhe, për pasojë, autentikë kur në vend që të kapemi pas një modeli të jashtëm për të siguruar miratimin e të tjerëve, bëhemi një gjë e vetme me atë që marrim nga jashtë, kur e bartim në veten tonë dhe për të siguruar vlerësimin apo miratimin e të tjerëve.

Metaversi do të na detyrojë të kemi një avatar dhe qysh tani në Instagram, Facebook dhe Tik Tok shpesh nuk themi të vërtetën. Mediat sociale duket një stërvitje e shkëlqyer që duket më shumë sesa të jetë. Kërkimi i autenticitetit është një reagim ndaj dyfishtësisë që na persekuton?

Metaversi nuk do ta abrogojë vlerën që i atribuojmë së vërtetës, autentikes. Nevoja për të jetuar “me mish e kocka” përvojat do të vazhdojë pashmangshmërisht pasi jemi qënie të mishëruara. Realiteti virtual nuk do të mund kurrë ta eliminojë dëshirën e jetimit nga e vërteta raportim me botën dhe me gjërat. Sipas mendimit tim, vlera e autenticitetit nuk duhet nënkuptuar si një reagim ndaj botës teknologjike apo pushtimit të botës tregëtare: buron nga një shoqëri e shekullarizuar dhe e detradicionalizuar, ku nuk e merr më ligjin nga jashtë dhe ku secili duhet të jetë vetëvetja, “të shpiket”, siç thoshte Sartre.

Ju flisni për “fetishizëm të autentikes”. Fetishizmi si formë religjioziteti primitiv, kult i bërë objekteve sipas formash magjike, animistike apo si preversion?

Idolatri, fetishizëm… Janë larg nga të qënit i pari që u bëj një përdorim të laicizuar këtyre koncepteve. I përdor disi siç bënte Marksi, kur fliste për karakterin fetishist të mallrave. Në kulm ishte hipermodern, kërkesa e autenticitetit ka diçka magjike sepse është si një passe-partout në gjendje t’i zgjidhte të gjitha problemet e botës: rrezikun klimaterik dhe ekologjik, krizën ekonomike, atë të arsimit, kërcënimet ndaj demokracisë liberale, rritjen e pabarazive sociale. Mgjithatë duket qartë se asnjëri prej këtyre problemeve të pafundme do të zgjidhet nga apelet për jetën e vërtetë. E gjithë kjo e folur për autenticitet duket një magji, një kimerë që nuk është në lartësinë e sfidave kolektive dhe planetare të kohës tonë. Kundër këtij fetishizmi të autenticitetit duhet të nënvizojmë se është goxha larg së qëni kura e mrekullueshme për fatkeqësitë tona.

Një kapitull i kushtohet seksit. Çfarë do të thotë “autenticitet i erotizuar”? Dhe çfarë ka të bëjë autenticiteti me lëvizjen #metoo dhe në çfarë mënyre eorsi dhe rivendikimet feministe kanë të bëjnë me kulturën e autenticitetit? 

Nga vitet ’70 është nisur një proces fuqizmi i seksit në raport me moralitetin, me rezultatin final të liberalizimit të zakoneve, me të drejtën e një seksualiteti shpërblyes, cilido qoftë ai. Në emër të idealit të vetërealizimit, është afirmuar e drejta për të bërë një jetë seksuale siç e dëshiron secili, kënaqësia erotike e lejuar në të gjitha format e saj dhe për të gjithë. Autenticitet në lëndë erotike nuk nënkupton të mund ta bësh jetën tënde seksuale lirisht, të mund të jetosh një seksualitet krijues, e pavarur nga seksualiteti prokrijues dhe të lirë nga çdo parashkrim moral apo fetar. Nuk ka rritje të dhunës seksuale që qëndron në bazën e lëvizjes #metoo, por shtytja për të qenë lirisht vetëvetja. Ka qenë kjo lëvizje që e ka ndryshuar rrënjësisht nivelin e tolerancës drejt maskilizmit, janë gratë e #metoo që kanë promovuar tolerancë zero për seksizmin tradicional.

Ideali për të qenë vetëvetja çon faktikisht në refuzimin e kodeve sociale që pengojnë disponimin e lirë të vetëvetes dhe vendosmërinë e plotë të njerëzve. Ajo që më parë konsiderohej “normale” apo “natyrale” në marrëdhëniet burra – gra nuk është më. Nëse fiton parimi i afirmimit të plotë të vetëvetes, nxitjet seksuale e padëshiruara dhe kushtet e objektit seksual të nështruar dëshirës mashkullore nuk janë më të pranueshme. Pashmangshmërisht, etika e autenticitetit shpjegon të rebelohesh në sjellje mashkullore që i katandisin gratë në objekt seksual pasiv, duke minuar parimet e autonomisë subjektive dhe të konsensusit të lirë. Me predominimin e kulturës së autenticitetit personal, e gjithçka që gjeneron shqetësim vuajtje subjektive, imazh të dobët të vetes pashmangshërisht denoncohet. Jehona e pafundme që has tema e ngacmimeve seksuale është efekti i kulturës së vetes, i prioriteteve që jep përvoja subjektive dhe zhvillimit individual. Kur dominon etika e realizimit subjektiv, ajo që provokon vuajtje të brendshme, plagos vetëvlerësimin dhe shkatërron besimin tek vetëvetja, nuk mund të mos shikohet si diçka e turpshme për t’u stigmatizuar, korrigjuar dhe eliminuar.

Interesante edhe infektimet që ju i tregoni të “autentikes” dhe të “natyrales” me marketingun më të guximshëm. Jemi viktima të një mashtrimi? 

Jo e gjitha që ka të bëjë me marketingun është domosdoshmërisht një mashtrim. Për shembull, shitja e produkteve biologjike nuk është mashtrim, edhe pse mund të ketë disa probleme të lidhura me kauza energjitike të detyruara nga transportet e gjata dhe që mbesin të fshehëta me konsumatorët me produkte natyrale. Promovimi i produkteve të bujqësisë biologjike është një hap në drejtimin e duhur. E njëjta vlen për marketingun e transparencës, që rivendikon autenticitet, sinqeritet dhe ndershëmri të markës lidhur me origjinën e produkteve, zinxhirin e furnizimit, metodat e prodhimit, kostot, çmimet dhe deri marzhet e fitimit. Nga ana tjetër, demonstrimi i hapur i impenjimit të disa markave në shërbim të një kauze sociale apo ekologjike vë në dyshim autenticitetin e veprimeve të tyre sepse kemi mësuar tashmë se shumë shpesh janë green washing apo social washing, operacione të thjeshta promocionale për ta rritur performancën e kompanisë. Pastaj ka një autenticitet që është në qendër të “marketingut të autenticitetit”, një pseudoautenticitet të drejtuar nga arësyeja tregëtare. Konfeksionimi retrò i produketeve industriale, ngritja vintage e dyqaneve, grafika si ajo e dikurshme, arredimi tipik i picerive dhe i restoranteve të fshatit: jemi në simulimin e së kaluarës, është falsi autentik, mashtrimi i autenticitetit. Janë produkte falsem imitime të përsëritura nëpërmjet dekorimesh dhe simbolesh të stereotipizuara, prekje sentimentale ancestraliteti të bëra për të tërhequr një lloj të caktuar konsumatori. Janë teknika tërheqjeje, jo qasje që shprehin një kërkim të vërtetë autenticiteti.

Etika e autenticitetit ishte tipike dy shekuj më parë i pakicave të kulturuara, sot është prerogativë e masave të homologuara nga rrjetet sociale. Si ka mundësi?

Nuk është edhe aq kundërkultura e viteve ’60 e ’70 forca e madhe që ka çuar në njohjet unanime të etosit të “be youself”, është pikërisht vetë kapitalizmi konsumist. Është konsumizmi që ka përhapur shkallën e pafundme në demokracitë tona kulturën e re të përqëndruara mbi mirëqenien, kënaqësinë dhe shpagimin e menjëhershëm të dëshirave tua. Është nëpërmjet promovimit të kulturës masive hedonistike që vetërealizimi është bërë objektivi qendror i kohës tonë. Duke celebruar lumturinë individuale, gëzimin e risisë, jetën në të tashmen, kapitalizmi konsumist ka thyer forcën e normave tradicionale në favor të së drejtës ndaj autonomisë personale, të jetuarit në harmoni me vetëvetzen dhe të vendosin lirisht si ta bëjnë. Duke dobësuar forcën e autoritetit të normave fetare dhe pushtetin e imponimit të kodeve tradicionale, kapitalizmi konsumist ka mundësuar ideologjinë e autenticitetit e të qënit të pranuar në mënyrë plebishitare. Nëse kapitalizmi konsumist krijon nënshtrimin ndaj tregut të mallrave është edhe në rrënjën e një vale të fuqishme detradicionalizimi e stileve të jetesës, individualizimin e aspiratave, legjitimimin e vetëqeverisjes. Nënshtrimi ndaj mallrave të konsumit ka funksionuar si mjet për fuqizimin e individëve, instrumenti i madh për konsakrimin e vetëvendosjes së lirë. Ironia e madhe e historisë është: është rendi ekonomik i denoncuar si burim i lënies pasdore, makinë shpronësimi subjektiv, që nëpërmjet normalizimit konsumit ka qenë vektori primordial i pranimit unanim i parimit të vendosjes së lirë të vetes.

Ideologjia “woke”, obsesioni për gjuhën (“schwa”), lufta për “gjininë”: identiteti i njerëzve duket gjithmëbë i lidhur me autenticitetin. Është e vërtetë? Është një shtytje për të qenë autentikë? 

E drejta për të qenë vetëvetja, motor i lëvizjeve të ndryshme progresiste (femministe, gei, transidentitarë), është pak e pranuar, për të mos thënë e refuzuar nga konrrente të tjera (“dekolonialë”, “indigjenë”, “komunitaristë”,  të “feminizmit ndërseksional”, “woke”, “cancel culture”). Janë të tjerë konceptet dhe parimet tani në aromë shenjtërie: identitet, gjini, racë, krenari komunitare, “ndërseksionalitet”, të drejta të pakicave dhe veçanti që sfidojnë lirinë e vetëdijes dhe të shprehjes së botës demokratike. Shpaloset në korrent i liri liberticid që nëpërmjet praktikash frikësimi dhe jotolerance ndaj opinioneve divergjuese, invokon censura dhe vetëcensura, afirmohet në kundërshtim të drejtpërdrejtë me parimin e afirmimit subjektiv. Reja “dekoloniale” dhe “indigjene” i redukton të gjitha problemet në terma identiteti etno – racial kolektiv. Komunitarizmat funksiponojnë si forca që i kundërvihen të drejtës së autenticitetit të vetes; korrentet në luftën ndaj seksizmit apo racizmit nuk luftojnë më për idealin e të qënit në mënyrë të pakushtëzuar vetëvetja, për për Ne-në komunitare, të seksualizuar dhe të racializuar. Duke reklamuar të drejta kolektive të veçanra, lëvizjet komunitare kapen pas grupeve të ndryshme pas grupeve të ndryshme të inndividëve që i janë anëtarë: i kufizojnë në veçantinë e tyre në kurriz të lirisë së tyre personale, duke përgatitur dhe konsoliduar dominimin e komunitetit ndaj individit. Këto grupe kulturore mund ta forcojnë kështu shtypjen që ushtrojnë kundër disa prej anëtarëve të tyre dhe i degdisin gratë në një status më të ulët. Të mos gabohemi, ju lutem: autenticiteti personal është krejtësisht tjetër se një aspiratë e një epoke të kaluar. Cilido që të ketë qenë suksesi i universiteteve europiane dhe tani europiane i lëvizjes woke dhe i retorikës komunitare, ësht gjithmonë nevoja e të qënit plotësisht vetëvetja që ushqen rivendimet e reja të identitetit, luftat kundër diskriminimit dhe fyerjet e pësuara. Nuk janë për t’u nënvlerësuar kërcënimet ndaj lirive personale, por është i qartë iluzioni se në dritën e këtyre korrenteve të reja diagnostikon tejkalimin e kulturës së autenticitetit. I shtyrë nga kërkesat e reja dhe luftërat komunitare për njohjen e seksit dhe identitetit gjinor, ideali individualist i vetërealizimit ësht më shumë se kurrë në veprën e botës tonë.

Me devijimet dhe me korrupsionet që i përshkruani në librin tuaj, autenticitet është ende një vlerë? 

Duhet të jesh vigjilent. Kërcënimet ndaj lirive individuale, në veçanti ato të grave, janë të pranishme në një numër shumë të lartë vendesh. Thuajse kudo fondamentalizmat fetare i sulmojnë të drejtat e individëve, grave, geive, transëve, për ta disponuar lirisht vetëveten dhe jo vetëm në Afganistan: edhe në Shtetet e Bashkuara Gjykata Supreme është kthyer në vendimin historik të 1973, që mundësonte ndërprerjen e shtatzanësisë, e garantuar nga kushtetuta. Përballë këtyre kërcënimeve, duhet t’i mbrojmë më shumë se kurrë etikën e autenticitetit individual si kusht absolut të lirisë për t’u vetëdrejtuar dhe kërkuar lumturinë me mjetet e veta. Natyrisht, autenticiteti nuk do ta shpëtojë botën. Mbetet fakti që është një vlerë themelore dhe parësore, absolutisht e nevojshme për të ndërtuar një botë autonomie individuale.

(nga Doppiozero)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Mesazhi prekës i vajzës së Vilson Blloshimit në 47-vjetorin e ekzekutimit të poetëve

Eni Blloshmi Përkujtojmë VILSONIN dhe GENCIN. Të dashur miq, si sot, 47 vjet më parë, …

Leave a Reply