Projekti që ul 60% trafikun në Tiranë, Këlliçi: Ja vendimet e para që do të marr si Kryetar Bashkie

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka folur në studion e Top News, për prioritetet e programit të tij që do të sjellin ndryshim në qytet, dhe do të zbusin koston e rëndë të jetesës.
Këlliçi theksoi se transporti publik falas do të realizohet, dhe do të jetë një realitet. Ai tha se ky projekt ndikon në jetën e përditshme të 200 mijë banorëve, që janë pjesa më në nevojë në Tiranë e që luftojnë për të mbyllur muajin. Transporti publik kursen afërsisht 50 mijë lekë në muaj për një familje.
Kelliçi po ashtu është ndalur tek masat që ai parashikon për lehtësimin e trafikut, që është një nga gangrenat më troturuese për qytetarët.
Nënkalimi në Sheshin Skenderbej, tha Kelliçi, do të shfryjë 60 përqind të trafikut në qendër.
Kandidati i Opozitës ka folur edhe për ndërhyrje të tjera që do të lehtësojnë qarkullimin, do të kursejnë kohën dhe karburantin e qytetarëve, siç janë nënkalimet tek “21 Dhjetori”, apo tek Fakulteti i Ekonomisë. Nyje këto që bllokohen shumë dhe sjellin vonesa e stres.
Kelliçi tha se Transporti Publik Falas dhe projektet për zbutjen e trafikut, prioritete që i shërbejnë qytetarëve, janë vendimet e para që ai do të marrë e do të kalojë në Këshillin Bashkiak.
Kelliçi ka hedhur poshtë shpifjet që janë bërë këto ditë në drejtim të tij, lidhur me diplomimin.
Ai paraqiti shkresën e shkollës “Harry Fulz”, që tregon se Kelliçi ka ndjekur një praktikë si shumë studentë të tjerë, që janë larguar pas 4 viteve për të studiuar në SHBA.
Kelliçi vuri në dukje se atje, në SHBA, ka kaluar në të gjitha fazat e pranimit, ka marrë të gjitha kreditet që i duheshin, ka përfituar bursë nga shteti amerikan, dhe është diplomuar me rezultate maksimale.

About Redaksia

Check Also

Trump nis shpalljen “non grata” të kukullave të Soros, kush e ka radhën pas ish-presidentes së Argjentinës?

Shtetet e Bashkuara shpallën sot Non-Grata ish-presidenten e Argjentinës Cristina Fernández de Kirchner. Në vitin …

Leave a Reply