Berisha, homazhe në memorialin e poetëve martirë Vilson Blloshmi dhe Genc Leka

Pas takimit në Librazhd, ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë,” për bashkinë e këtij qyteti, kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha është ndalur për homazhe në memorialin e dy poetëve, Vislon Blloshmi dhe Genc Leka.

Në këtë ceremoni, z. Berisha u shoqërua nga kryetari i degës së Partisë Demokratike në Librazhd, z. Ilirjan Alliu, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë,” z. Shefki Çota, dhe Sekretari Politik i qarkut Elbasan i Partisë së Lirisë, z. Edmond Haxhinasto dhe qytetarë të shumtë.

Në datë 13 qershor 1977 Gjykata e Rrethit Librazhd i dënoi dy poetët Vilson Blloshmin dhe Genc Lekën me vdekje, pushkatim, vendim i cili u zbatua në datë 17 korrik 1977.

About Redaksia

Check Also

Gonzato-Ambasador i Ramës në Bruksel/ Si po keqinformon Brukselin për opozitën

Kryetari i PD, Berisha ka denoncuar Ambasadorin e BE, Gonzato për mashtrimin që po i …

Leave a Reply