Berisha: Shefki Çota është kandidat i dinjitetit, kushoja i Taulantit vjen nga skutat dhe xhepat!

Gjatë prezantimit të kandidatit për bashkinë Librazhd, lideri i opozitës, Sali Berisha u shpreh se Shefki Çota është kandidat i dinjitetit, kurse kushoja i Taulantit vjen nga skutat dhe xhepat e tij dhe të Edi Ramës. Ai tha se, këto nuk janë zgjedhje as për Sali Berishën, as për Edi Ramën, por janë zgjedhje për ju, dhe për çdo qytetar.

Kryetari i PD, Sali Berishën e krahasoi regjimin aktual të PS, të njëjtë me atë të diktatorit Enver Hoxha, por në ndryshim nga skuadrat e pushkatimit, Edi Rama po përze shqiptarët, duke i varfëruar ata. Gjatë fjalës së tij të mbajtur, Berisha tha se 7 km të rrugës Tiranë-Elbasan kushtuan 180 milionë euro, dhe se me këto vjedhje, ky regjim nuk e meriton votën e qytetarëve.

Berisha u bëri thirrje qytetarëve të Librazhdit që Edi Ramën ta lëmë me zorrë në gojë, dhe të votojnë Shefki Çotën, pasi që ai është alternativa e duhur në 14 maj për shqiptarët, duke i dhënë fund njëherë e mirë varfërisë dhe shpopullimit.

FJALA E PLOTË

Të dashur qytetare dhe qytetarë! Banorë të Librazhdit, vëllezër e motra. Mirënjohjen më të thellë. Falenderimet më të përzemërta për këtë pritje kaq entuziaste. Mirënjohjen më të thellë për mbështetjen që ju i keni dhënë PD dhe demokracisë shqiptare. Mbetem pafundësisht mirënjohës dhe borxhli ndaj jush.

I dashur z.Haxhinasto, n/kryetar i PL. I dashur z.Ilirjan Alliu, kryetar i PD për degën e Librazhdit. I dashur z.Shefki Çota, kryetari ynë i ardhshëm i bashkisë së LIbrazhdit. Të dashur, Rrahim, Bedri, Klaus e miqtë e mi të prnaishëm sot në këtë sallë.

Unë jam sot para jush, jo për një fjalim, por jam për një bisedë të hapur, bisedë zemre me çdo qytetar të Librazhdit, çdo banor të këtij rrethi, por edhe çdo shqiptar. Më 14 maj ne shkojmë në zgjedhje, dhe këto zgjedhje në vlerësimin tim më të sinqertë para së gjithash janë zgjedhje të çdo qytetari për veten e tij.

Nuk janë zgjedhje këto as për Sali Berishën, as për Edi Ramën, por janë mbi të gjitha zgjedhje për ju, për çdo qytetar. Janë për interesat tuaja, për dinjitetin tuaj, për mirëqënien tuaj. Vërtet më 14 maj ju votoni për Shefki Çotën, votoni dhe për kushon e Taulantit. Por, do të më falni.

Shefki Çota është njëri prej jush. Është një qytetar i këtij rrethi, i këtij qyteti, i cili ka qeverisur Librazhdin dhe sot vendosi që aftësitë e tij, dashurinë e tij për ju dhe Librazhdin, përsëri të kërkojë sërish votëbesimin tuaj për ta riqeverisur.

Shefki Çota, sot në dallim nga Shefkiu i mëparshëm, nuk është kandidat i Sali Berishës, as i kryesisë së PD, është i juaji. Ju votoni kandidatin që keni përzgjedhur, kandidatin që keni votuar, votoni kandidatin e dinjitetit tuaj. Po pse e them të dinjitetit tuaj?

Liria e njeriut ka në thelb dinjitetin e tij, dhe ju respektuat dinjitetin tuaj. Ne e respektuam atë gjithashtu. Le të vijë Shefkiu këtu, le të vijë kusho i Taulantit këtu. Nga vjen kusho i Taulantit? Vjen nga xhepat e Taulantit, vjen nga xhepat dhe skutat e Edi Ramës. Le të më thotë mua një i majtë nga Librazhdi, që është pyetur apo ka dhënë votën, apo mendim që kushoja të kandidojë për kryetar bashkie. Asnjë, as këtu dhe askund në Shqipëri.

Ata dolën nga bodrume mafioze dhe ju e patë vetë se çfarë përfaqësojnë. Por prapë, qytetari voton në këto zgjedhje për dinjitetin e tij dhe veten e tij. Shefkiu dhe kushoja, që kërkojnë votën tuaj, e kanë një detyrim elementar. T’ju respektojnë, të tregojë respekt, të dalin para jush, t’i kthejnë xhepat e t’ju thonë: Ja këta janë xhepat tanë. Këto janë çfarë kemi krijuar ne me mund e djersë.

Po kjo nuk ndodh, se Shefkiut i del mundi, i del djersa, i del puna e tij që ka bërë. Kushos i del Taulanti nga xhepi, sepse nuk ka bërë asgjë për Librazhdin. Sepse aty në hipotekë vetëm ka rregulluar pronat e qeveritarëve. Se aty në hipotekë, duke vjedhur dhe plaçkitur prona, ka bërë biznesmenë ata të cilët kanë për profesion të vetëm hajninë. Dhe ata dalin, qendrojnë komshi me biznesmenin e ndershëm që ka 30 vitë, 20 vite që gdhin dhe erret te biznesi i tij.

Vjen ky tjetri, i bërë milioner me tokat që ka vjedhur, me tenderat që ka fituar nga qeveria dhe e falimenton. Ndaj edhe secili voton në këtë rast për interesin e tij.

Të shkojmë pak më tutje. Le të marrim realitetin si është sot!

Sot, ne jemi vendi me rrogat më të ulëta në rajon. Sot ne jemi vendi me varfërinë më të dhimbshme në rajon. Por ama në vitin 2013, ne ishim vendi me rrogat më të larta në rajon. Ato nuk ishin kaq të larta sa ne të ishim të mëkëmbur, por ato rriteshin vit pas viti dhe me rritjen e tyre, rritej shpresa.

Kurse sot, ndaj them ju votoni për veten tuaj, sot çfarë ndodhi? Ndodhi që rrogat u ngrinë, por çmimet nuk u ngrinë. Çmimet në kushte tregu nuk i ngrin dot njeri. Çmimet u rritën nga viti në vit, dhe sot është shumë e dhimbshme. Vetëm nga rritja e çmimeve vitin e kaluar, nga viti 2021-2022, çdo pensionist ka lënë dy pensione për ushqime më shumë se dy vite më parë. Ka shpenzuar, sipas ekonomistëve të pavarur, 430 mijë lekë ushqime më shumë. Sepse është dyfishuar çmimi i djathit, qumështit, mishit, zarzavateve, etj.

Çdo qytetar ka lënë një rrogë më shumë.

A ju kujtohet ju premtimi i Edi Ramës për rrogën e 13-të që rrihte gjoksin. Jo vetëm që nuk ua dha rrogën e 13-të, por u mori edhe rrogën e 12-të me çmimet dhe bordet e tij. Atëherë, për kë votohet? Të mbështesësh më 14 maj përfaqësuesit e Edi Ramës, mbështet Edi Ramën, mbështet varfërinë! Çdo qytetar me integritet voton për veten e tij. Po pse e them këtë?

Sepse ne shqiptarët, më shumë se çdo komb tjetër, e dimë se ç’do të thotë pushtet i përqendruar në një dorë. Çfarëdo qoftë ajo që përqendron pushteti, diktator komunist, diktator teokrat, diktator ushtarak, diktator bandit, siç është rasti në Shqipëri, çfarëdo që të jetë, ai vetëm të këqija krijon për shtetasit e tij. Po sot, cili është ai që mund të thotë se Edi Rama nuk ka përqendruar të gjitha pushtetet në duart e tij? Ua them unë!

Në disa aspekte, absolutisht më shumë se vetë Enver Hoxha. Ju mund të thoni pse po krahasoni?

Shiko, Edi Rama nuk ka skuadrat e pushkatimit, nuk ka kampet e përqendrimit, nuk i ka ato, por Edi Rama ka përzënien nga Shqipëria. Edi Rama po përzë shqiptarët nga Shqipëria me politikat që ndjek. Po i përzë vetëme vetëm se e di që nuk e votojnë! Dhe në rast se ju kujtohet, do të thoshte njëherë në media: Të marrim nga Bangladeshi, i thoshte sipërmarrësit, se ata janë disiplinuar, se ata janë punëtorë, dhe se ata nuk votojnë. Nuk votojnë!

Ky njeri që ka të gjitha pushtetet, si u soll me ju? Të dashur pensionistë, të dashur rrogëtarë, qytetarë, si u soll me ju?

Së pari, dyfishoi taksat e biznesit.

Së dyti, çfarë bëri për fermerët e fshatit? Ekziston një shprehje e studiuesve të diktaturave, dhe ata thonë se diktaturat ndalojnë kohën në kuptimin e moszhvillimit. Po unë kudo që shko e gjej kohën të ndaluar.

Shkoni pak te rruga Librazhd-Peshkopi. E çuam deri në një segment që e asfaltuam, e transpormoi atë pjesë, por aty mbeti. Shkoni ngjituni në Trebinjë, çfarë do të gjeni aty? Rrugën që filloi në vitin 2011, me qëllimin absolut për të shkurtuar distancat, por edhe për të urbanizuar Mokrën. Na del tani nga vjedhjet se segmentet nuk përputhen dhe na del tani me një diferencë, diku 14 metra, në Zervaskë 6 metra. Vetëm për të vjedhur, se tani duhet të zgjatet e të zgjatet. E tha Shefkiu, e thanë dhe më parë të tjerët.

Librazhdin po ta shohësh është një rreth me pyje, me lumenj, përroje, me të gjitha këto, me gjelbërim shumë të fuqishëm. Po nuk ka rreth më të bekuar se Librazhdi, sepse pasuria e pasurive mbi tokë është uji. Dhe Librazhdi është një nga rrethet më të pasura me ujëra në Shqipëri.

Çfarë ka ndodhur me ujin? Ka 10 vite në pushtet. Më thoni pak, si është furnizimi me ujë i Librazhdit? Keq e më keq. Si është i Tiranës? Zi e më zi. Në Tepelenë kam inaguruar në vitin 2012 ujësjellësin për 24 orë ujë, dhe  për 3 herë për Tepelenën. Tepelena pa ujë. Po pse? Ujësjellësi kishte mbetur aty ku u inaguarua, asnjë investim tjetër për ta shtrirë në pallate, për të ripërtërirë tubat. Asgjë!

Çarë ndodh? Vjedhje dhe vetëm vjedhje. Atëherë, a mund të vazhdohet në këtë mënyrë?

Unë mendoj se çdo qytetar duhet të votojë për veten e tij. Edi Rama nuk e meriton votën kurrë në këto zgjedhje. Po jap dy të dhëna.

Për shkak të dyfishimit të taksave, ai ka inkasuar në arkën e shtetit, 5.8 miliardë euro në vit. Në vitin 2013, me gjysmën e taksave kemi inkasuar 3.8 miliardë. Pra, dy miliardë euro më shumë në vit ka marrë nga taksat. Ku shkuan ato?

Nga viti 2005 deri në vitin 2013, rrogat dhe pensionet u dyfishuan, dolëm në krye të vendeve të rajonit përfshi Bullgarinë dhe Rumaninë për rroga dhe pensione. Po pse dolëm? Sepse qytetarët e meritojnë, sepse Shqipëria është një vend më i pasur se secili prej këtyre vendeve. Asnjë vend tjetër nuk ka pasuritë e Shqipërisë! Dhe përsëri me ato 3.8 miliardë në vit, u ndërtuan 11 mijë kilometra rrugë, qindra ujësjellësa, 1300 shkolla, kopshte dhe objekte arsimore. Por prapë u dyfishuan rrogat dhe pensionet.

Çfarë ndodh me këtë? Ku shkojnë këto para? Këto vetëm vidhen. Si vidhen? Ndërtohet rruga me 24 milionë euro kilometri, ndërkohë kur në të gjithë Europën, edhe në vendet që paguajnë rrogat më të larta, ajo ndërtohet me 2 maksimumi me 3 milionë euro.

Ju e dini autostradën Elbasan-Tiranë, dhe e dini që u inaugurua në vitin 2013, përveç një segmenti 7 kilometra, Ibë-Farkë. Rruga u prokurua e tëra për t’u dorëzuar përfundimisht me 255 milionë euro, përfshi tunelin. Sa ka shkuar rruga thoni ju? Rruga ka shkuar 430 milionë euro. Ato 7 kilometra, pra kanë kushtuar 180 milionë euro. Po si mund të kushtojnë? Kushtojnë vetëm duke vjedhur e vjedhur të papërmbajtur!

Pra, ndokush që mendon se ato nuk janë paratë tona, gabon fatalist. Ato janë vetëm tuajat. Qeveria, kryeministri, ministrat, përveç rogës së tyre nuk kanë asnjë qindarkë. Qeveria nuk prodhon para, ajo mbledh taksat tuaja, mundin tuaj, djersën tuaj dhe është e detyruar t’ua kthejë në rroga, pensione, rrugë, shkolla, ujësjellësa, kanalizime. Ju votoni për veten tuaj, vota për Edi Ramën është një votë për t’u varfëruar dhe vjedhur më shumë.

Shiko çfarë modeli ka sjellë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, ish-kreu se ai do ikë me siguri, deklaron se ka mbjellë 1 milion fidane. Parku i madh i Tiranës ka gjithsej 32 mijë pemë. Është 57 hektarë. 1 fidanë duan një sipërfaqe nga 600 deri në 900 hektarë. Po çfarë ka bërë zotëria? Po pse 1 milionë?

Ka vjedhur me faturë për blerjen të 1 milionë fidanëve dhe ka blerë absolutisht nga 6-7 mijë fidanë në 8 vite. Dhe ka blerë me faturë 5500 euro pishën. A mundet të sillet kush në këtë mënyrë ndaj qytetarëve? Kurrë nuk mund të sillet kush në këtëq mënyrë! Në asnjë regjim. Në asnjë regjim kush nuk e bën këtë  veç këtyre, që këta janë në një garë hajnie të papërmbajtur. Ndaj edhe them, çdo socialist, çdo demokrat, çdo i paparti voton për veten e tij. Ndryshimi është jetik.

Ju jeni një rreth plot pyje, me parqe, e me të gjitha. Blini metërkubin e drurit 70 mijë lekë. Kaq e blen Korça. Po pse? Se kompanitë i kontrollon qeveritari, deputeti. Po ka mëkat më të madh? Dhe ku i marirn drutë do thoni ju? Në pyjet tuaj, asnjë prej tyre nuk pret në pyllin e vet. Të gjithë i presin në pyjet publike. Pyjet publike janë tuajat! Paguajnë një 5 mijë leksh për lejen, dhe vijnë na shesin metërkubin 70 mijë se e ndajnë me qeveritarët. Kthehemi prapë tek e para. Ndaj edhe ata nuk dalin dot para jush.

I them Edi Ramës hajde zotëri, pavarësisht se çfarë ndiej për ty, por detyrimin ndaj qytetarëve e kemi. Hajde dalim bashkë në studio dhe merr ç’të kesh ti për Sali Berishën dhe unë ç’kam për ty. T’ua themi shqiptarëve. Nuk ia mban, jo vetëm nuk del vetë, por nuk le asnjë prej kandidatëve të tij të dalë me kandidatët tanë.

Nuk ia mban se i dalin qindra milionë euro të fshehura në bankat offshore, i dalin me qindra tendera të familjarëve të tij, baxhanakut, thjeshtrës, i del i vëllai i implikuar në dhjetëra afera. I del firma e tij në 420 milionë euro për djegësat, i del firma për Durrësin. Del gara e tyre e çmendur për t’u pasuruar dhe vetëm pasuruar.

Më ka thënë njëherë një avokat i famshëm amerikan: Doktor, kam pasur shumë klientë që kishin vjedhur nga 1 miliard, dhe duhej t’i mbroja, por secili ishte i gatshëm të vidhte edhe 1 miliard tjetër.

Ua thashë këtë sepse këta nuk kanë të ngopur në asgjë. A mund të votohen këta? U votuan në 2013, 2015, 2017, 2019, 2021 duke vjedhur vota e me rradhë. Po tani, është një kohë që duhet të bashkohemi.

Duhet të votojmë Shefki Çotën.

Shefki Çota është një përfaqësues i denjë i juaj, një menaxher i shkëlqyer, një familjar shembullor, një njeri i aftë, një qeveritar i vërtetë. Por edhe një qytetar njëlloj si ju. Vërtet ju votoni për veten tuaj, dhe në këto zgjedhje, të votosh Edi Ramën, do të thotë të votoni për thellimin e varfërisë, për dëbimin e shqiptarëve nga Shqipëria. Por përsëri, qeverisja vendore ka shumë në dorë të ndryshojë për mbarë jetën tuaj. Ka shumë në dorë të nxisë lulëzimin e biznesit, të përgjysmojë taksat. Kjo do të thotë dyfishim punësimi. Të bëjë gjithçka për shpërndarjen e drejtë të buxhetit deri në zonat më të largëta.

Punuam në një projekt të thjesht, ai projekti ishte çdo fshat duhet të kishte infrastrukturën e lagjes së qytetit. Ndaj edhe ecëm me 8 mijë km rrugë në fshatra. Mbetën edhe 3500 km pa asfaltuar, ndërtuar mbi 1000 shkolla, e të tjera me radhë, nuk po hyj të numëroj këtu. Po them një gjë.

Projekti Shefkiut, dhe projekti i qeverisë sonë të ardhshme është i hapur. Shqiptarët kudo që jetojnë në fshatra duhet të kenë infrastrukturën e lagjeve të qytetit, pëndryshe pse do rrijë ai atje? Pse do rrijë mes baltës ai? Pse do rrijë pa ujë ai? Pse do rrijë pa energji, pa qendër shëndetësore? Ai nuk rri, dhe ikën. Dhe kjo është politika që ndoqi Edi Rama për të shpopulluar Shqipërinë.

Ndaj edhe thirrja imë është: Votoni për Shefki Çotën, sepse keni votuar për veten tuaj! Keni votuar për rivendosje e pluralizmit politik në nivelin e qeverisë vendore. Keni votuar për marrjen e pushtetit të një despoti që ka përqendruar të gjithë pushtetet në duart e tij. Keni votuar ër të hapur rrugën që të shkohet me shpejtësi në zgjedhjet e përgjithshme.

Shqipëria është një vend i bekuar, por Edi Rama me vjedhjet që i bën pasurive kombëtare dhe fondeve buxhetore, e ka shndërruar në një vend të mallkuar për shqiptarët. Në një vend ku 83% e shqiptarëve duhet të largohen nga Shqipëria.

Dhe së fundmi, miqtë e mi! Çfarë bën ky para jush?

Në vend se të vij që të paraqesë se çfarë ka bërë për Librazhdin, Korçën, Elbasanin në 10 vite në pushtet, ky vjen më falni për shprehjen, me zorrën qorre në gojë dhe kërkon t’u mashtrojë ju. Ai le ta mbajë për veten e vet. Po këtu një njeri normal vjen dhe jep llogari. Këtu qytetarët presin se çfarë ke bërë ti dhe çfarë do bësh për vitet e ardhshme.

Duke pasur si trashëgimi vjedhjen e tmerrshme të qytetarëve, dëbimin e 1 milion shqiptarëve në tetë vite nga Shqipëria, duke pasur si trashëgimi arrestimin e 38 mijë shqiptarëve për një vit për fatura dritash, për çështje civile që nuk ndodhin kund në botë, ai nuk del dot përpara jush. Duke qenë i vendosur se vetëm do vjedhë e vetëm do vjedhë, ai nuk paraqet dot projekte para jush.

I bëri premtimet, ju kujtohet. Në vitin 2013, u tha shqiptarëve për dy gjëra do përgjigjem personalisht. Ujë 24 orë dhe legalizime brenda këtij mandati. Ja ku është uji, ja ku janë legalizimet. Vetëm mashtrime. Tani përpiqet që të gjithë kërkesën e llogarisë që çdo njeri ia bën atij, ta bllokojë me banalitet, me vulgaritet, duke folur zorra qorre, zorra e trashë, zorra e hollë. Si një zorraxhi, se ky është problemi i qytetarëve. Vetëm e vetëm që diskursi i tyre të bllokohet në këtë nivel, dhe të mos ketë kërkesë kërkesë llogarie, të mos marrë atë që meriton për keqqeverisjen më të madhe që kanë njohur shqiptarët ndonjëherë.

Ndaj ne ta lëmë atë me atë ça do në gojë, dhe të vazhdojmë votojmë për veten tonë, të votojmë për Shefki Çotën.

Rrofshi ju! Rroftë Librazhdi ! Rroftë Shqipëria!

Faleminderit shumë!

About Redaksia

Check Also

Bylykbashki: Parlamenti dështoi me Reformën Zgjedhore

Deputeti Oerd Bylykbashi tha në Parlalment se Partia Socialiste e mohoi reformën zgjedhore dhe e …

Leave a Reply