Berisha në Pukë: Në 14 maj të votojmë fitoren, më 15 të festojmë fitoren e pluralizmit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar takim elektoral në bashkinë e Pukës me kandidatin, Rrok Dodën. Berisha është shprehur se e gjithë filozofia e Rrokut dhe të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ bazohet në përparësinë me qytetarin.

“Të dashur qytetare e qytetarë, banorë të Pukës, vëllezër e motra, zonja e zotërinj.

Para së gjithash nderimin tim më të madh dhe mirënjohjen më të thellë për ju, për të gjithë banorët e Pukës, pukjanet e pukjanët kudo që ndodhen, në shtëpitë e tyre, në këtë rreth, Shqipëri, emigracion e diasporë.

Shpreh mirënjohje dhe nderim të pakufishëm, për mbështetjen që i keni dhënë PD-së dhe demokracisë shqiptare, për qëndrimet, shpirtin tuaj liradashës, shpirtin tuaj punëtor.

Kam një falënderim të veçantë për të gjithë demokratët dhe demokratet e Pukës, të cilët u bashkuan rreth vlerave të lirisë, tejkaluan të gjitha kundërshtitë dhe mbështetën edhe në Pukë e Fushë Arrës, kandidatët e lirisë, kandidatët e primareve. Mbështetën Rrok Dodën në Pukë, Hil Currin në Fushë Arrës.

Të dashur miq!

Unë sot jam këtu për të paraqitur para jush kandidat për kryetar bashkie të ardhshëm, njërin nga bijtë e shquar të Pukës, një qytetar shembullor, një menaxher të aftë. Një njeri me vizion Rrok Dodën.

Së bashku me ju ndoqa me shumë kënaqësi programin që paraqiti këtu para jush, programi i një qeveritari të vërtetë. Programi i një njeriu që ju njeh këtyre qytetarëve dhe të gjithë Pukës, hallet dhe dertet, problemet që duhen përballuar dhe zgjidhur. Programi i një njeriu me vizion që ju vetëm njeh problemet, por i jep dhe zgjidhjet.

E gjithë filozofia e Rrokut dhe të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ bazohet në përparësinë me qytetarin. Bazohet në respekt të të drejtave të tij dhe iniciativës së lirë. Ju e dëgjuat, premtoi ulje taksash, premtoi aktivitet pa taksa për 3 vite për të rinj, për vajzat, për gratë. Premtoi investime jo në oborrin e bashkisë, por investime në çdo fshat, në çdo skaj të këtij rrethi.

Premtoi që pasuritë përrallore të Pukës të shndërrohen në mirësi për qytetarët, komunitetin. Puka ka potenciale të jashtëzakonshme. Pukën Zoti e ka bërë një nga rrethet më të pasura, mbi tokë, nën tokë, por mbi të gjitha shpirti punëtor dhe krijues i pukjanëve, është një garanci e jashtëzakonshme për një të ardhme tjetër.

Në datën 14 maj, Rrok Doda vjen para jush si kandidati juaj, si kandidati i votës tuaj të lirë. Por për shkak të mbështetjes tuaj, të besimit që i keni dhënë, Rrok Doda ka fituar mbështetjen e 24 partive politike, të të gjithë spektrit opozitar shqiptar.

Kjo frymë që përcjellin qytetarët, është një detyrim madhor për ne. Është një detyrim që më 14 maj të votojmë fitoren dhe më 15 të festojmë fitoren e pluralizmit, të festojmë fitoren e ndryshimit, festojmë fitoren largimin një minutë e më parë nga pushteti të një njeriu i cili e ka trajtuar veriun e Shqipërisë me një armiqësi të jashtëzakonshme të cilën e kanë njohur vetëm dy herë në histori; në kohën e Car Dushanit dhe të xhelatit Enver Hoxha dhe nuk e kanë njohur kurrë më parë, siç ka bërë Edi Rama”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply