Doktor Ilir Alimehmeti dhe gazetarja Alba Kepi, takim me emigrantët në Romë

Doktor Ilir Alimehmeti, kreu i listës së kandidatëve të Këshillit Bashkiak të koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe të kandidatit për Bashkinë e Tiranës, Belindi Këlliçi dhe një nga anëtaret e këtij ekipi, gazetarja Alba Kepi kanë zhvilluar në Romë e Viterbo të Italisë, takime me emigrantë shqiptarë.

Emigrantët përcollën shqetësimin mbi të drejtën e mohuar të votës për miliona shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve.

“Jo vetëm ne por dhe fëmijët tanë të lindur në një vend të huaj duhet të kenë të drejtën të votojnë në atdheun e tyre” u shprehën ata.

Janë mbi 700 mijë shqiptarë që jetojnë në Itali e mbi 350 mijë prej tyre me të drejtë vote që kontribuojnë jo vetëm në ekonominë e këtij vend por mbi të gjitha kanë mbi 30 vite që ndihmojnë familjet e tyre në atdhe duke u bërë shtysë zhvillimi në disa sektorë të shoqërisë shqiptare.

Emigrantët shqiptarë të Italisë shprehën shqetësimin mbi imazhin negativ që Shqipëria po përcjell në botë me skandalet korruptive që kanë përfshirë qeverinë shqiptare e për situatën ekonomike të familjeve në atdhe, prindërve pensionistë e të afërmëve të papunë.

Gjatë takimeve u bashkëbiaedua me Doktor Alimehmetin mbi raste të mos përgjegjësisë së sistemit shëndetësor publik në Shqipëri ndaj pacientëve shqiptarë.

Pas takimeve u organizua një event bamirësie për të ndihmuar një vogëlush shqiptar i sëmurë e prindërit e tij, viktima të keq funksionimit të shëndetësisë shqiptare.

Vogëlushi 18 muajsh po kurohet në një nga spitalet pediatrike të Romës.

Në këtë event qe i ftuar dhe këngëtari i njohur shqiptar Aktin Sulku.

Himni shqiptar, këngët patriorike e muzika tradicionale shqiptar iu bashkua thirrjeve të emigrantëve se Shqipëria kërkon ndryshimin.

Në takime morën pjesë dhe politikanë të së djathtës, italiane, sipërmarrës e gazetarë italianë.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply