Pasuritë e nëntokës dhe mbitokës janë shndërruar në një mollë të ndaluar për banorët e Veriut

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar takim elektoral në bashkinë e Pukës me kandidatin, Rrok Dodën. Berisha është shprehur se pasuritë përrallore qindra e qindra milionë euro, të ardhura nga pasuritë e kaskadës, pasuritë e minierave, pasuritë e veriut që të gjitha janë shndërruar në një mollë të ndaluar për banorët e veriut.

“Pasuritë përrallore qindra e qindra milionë euro, të ardhura nga pasuritë e kaskadës, pasuritë e minierave, pasuritë e veriut që të gjitha janë shndërruar në një mollë të ndaluar për banorët e veriut.

Do të ju them një gjë këtu. Kam patur një mik që nuk është më dhe prandaj nuk po ja them emrin. E dëgjoj një ditë në televizion tek thotë, dhe më vjen keq, se po ja them, jo për atë, sepse ai e kuptoi më vonë gabimin që kishte bërë; unë urrej çdo verior nga Fushë Kruja gjer në Vermosh. I thotë gazetari, si more i urren, pse e thua këtë fjalë? Tha i urrej sepse janë kriminelë, e kishte të mëkuar në mënyrë absolute nga Edi Rama. Ai kur e kuptoi fjalën që kishte thënë, ai po në televizor u tërhoq dhe në një mënyre kërkoi ndjesë.

Por jam këtu prap të ju them. Një mik i imi i thotë njëherë, çfarë e gjete këtë deputet në Lezhë që është me këto akuza, oh tha, ai më sjell vota mua. Ai i tha, vota po të sjell, por nuk ka asnjë reputacion. Kështu janë ata, i tha Rama. Në një kohë kur këtu, të paktën rreth 110 vite më parë, kur nuk kishte rrugë, por vetëm shtigje kalon një zonjë shumë e nderuar dhe ajo ishte Edith Durham. Në një fshat po të Pukës, ecëm e ecëm thotë, më thanë se këtu kanë kaluar hebrejtë, i thashë jo nuk kanë kaluar këtu. Më thanë se këtu një mushkë kanë lënë shenjën, u thashë se nuk është shenjë mushke, por kur hyra brenda mendoja me veten time-thotë Edith Durham-këta me të vërtetë kanë ca besëtytni, por edhe në Angli ne kemi besëtytni. Edhe pse me shkolla ne ndjekim mediumet në atë kohë, ndjekim shtrigat etj., me radhë. Por ama secilit prej tyre ti kërkoj që të më shoqërojë dy ditë nëpër këto shtigje dhe male është i gatshëm të vijë me besnikërinë më të madhe, kurse një anglez këtë nuk ta bën kurrë. Këta janë njerëz të civilizuar, të qytetëruar. Ja thashë këto atij zotërisë që mendon se veriu qeveriset me kriminelë, sepse vetë ka një shpirt të tillë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply