Në 2015 kërkoi votat për mandatin e parë si kryebashkiak, duke premtuar se Bulevardi i Ri do të ishte një park.
Pas 8 vitesh, kur kërkon mandatin e 3-të, pohon se përqëndrimi më i madh i lejeve të ndërtimit është pikërisht te zona e Bulevardit të Ri.
Parku u shndërrua në një pyll, jo me pemë por me kulla. Fëmijët kanë nevojë për parqe, jo për beton e kulla.
Veliaj gënjen sa here hap gojën. Me 14 maj e ardhmja e qytetit të Tiranës është në duart e qytetarëve.
Ndëshkoni me votë gënjeshtarin, për t’i thënë ndal betonizimit të mëtejshëm të qytetit.