Berisha: Rama i gozhdoi rrogat, por çmimet u rritën, ndaj dhe shqiptarët ikin çdo ditë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit elektoral në Paskuqan me kandidatin, Arjan Hoxha ka bërë thirrje që me 14 maj të dynden në kutiat e votimit dhe të votojnë kandidatin e opozitës dhe të ndryshimit. Berisha është shprehur se, çdo qytetar nga vjet gjer sivjet, ka shpenzuar vetëm për ushqime 430 mijë lekë më shumë, dy pensione më shumë.

“Këto ditë pasi e kemi kritikuar, është marrë me rrogat, mashtrues i paskrupullt. Mund ti thuash çdo gjë, por nuk mund të prishë njeriu gojën. Dhe ç’bëri, ja rrita tha rrogën presidentit të Republikës, 4 milionë e 600 mijë lekë. E di çdo të thotë kjo? Kjo është shpirtkamzëri. Po pse? Sepse me atë akt që bëre ti, diferencën mes rrogës së presidentit dhe rrogës së pastrueses, e cila ishte 8-10 herë, e bëre 15 herë. Po pse u dashka të marrë presidenti rrogë 15 herë më të lartë se sa punonjësja e tij aty.

Në diktatura bëhen këto, por në vende të lira nuk bëhen kurrë këto. E ku paska qenë problemi, rroga e presidentit. Jo more zotëri, nuk ishte problem rroga e presidentit, sepse presidenti, deputeti edhe ministri, me ato rroga e kalojnë mirë, por problem është rroga e ulët, e mesme, problem është rroga e familjeve me shumë fëmijë. Problem i tmerrshëm është ndihma ekonomike.

Çdo qytetar nga vjet gjer sivjet, ka shpenzuar vetëm për ushqime 430 mijë lekë më shumë, dy pensione më shumë. Ka shpenzuar pothuajse një rrogë më shumë. Po pse kështu, çfarë bëri ky. Sepse ky i ngriu rrogat. Rrogat u ngrinë, por çmimet u rritën dhe i rriti vetë. Çmimet rriten. Në kushte tregu, kushti themelor i një ekonomie të shëndetshme është rritja progresive e çmimeve. Por çfarë bën qeveria, rrit rrogat. Ju jeni dëshmitar, 2005-2013 dyfishuam rrogat dhe pensionet. Edhe çmimet u rritën, ato nuk i ndalon kurrë, por sa u rritën, u rritën 40%, 60 % i rritjes së rroga i mbeti në xhep dhe ajo jepte shpresë, besim se viti tjetër do të ishte më i mirë. Ndaj dhe shqiptarët nga viti në vit, nga 2007-2014 u shtuan në Shqipëri, u rrit numri në Shqipëri. Ndërsa ky rriti çmimet, gozhdoi rrogat.

Ky ndjek një politikë absolutisht antishqiptare dhe çnjerëzore. Ikin, ikin çdo ditë. Cila është përgjigja e tij për ikjen. Përgjigja e tij për ikjen, do të marrin nga Bangladeshi, nga Sri Lanka. Po pse do të marrim ne nga Bangladeshi, nga Sri Lanka. Pse të mos punojmë ne që këta djem, këta të rinj të rrinë këtu. Të shkollohen, punësohen, të krijojnë biznese, familje. Jo në asnjë mënyrë, të ikin se ata nuk votojnë, kurse këta votojnë dhe rroga e tyre nga rrezikon pushtetin”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Zëri i Amerikës: Shpërthimi me 2 viktima ndodhi në biznesin e deputetit socialist

Në Shqipëri, rëndohet bilanci i shpërthimit të ndodhur pasdite pak pas orës 16.00, në një …

Leave a Reply