Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar sërish për vjedhjen në mënyrë të tmerrshme me shitjen dhe blerjet e energjisë nga Rama Balluku. Berisha shkruan në një postim në Facebook se, Rama dhe Balluku duket sikur u zotuan se nuk do vjedhim më me energjinë mbasi boll kemi vjedhur deri më sot. Por ky është betim i rremë, sepse hapën sot tenderin për shitje energjie, por jo nga bursa e energjisë, por njëlloj si më parë nga plotforma e KESH-it të tyre, për të vazhduar vjedhjen si më parë.
Postimi kreut të PD, Berisha
Bursa e mashtrimit!
Rama Balluku vazhdojne vjedhjen me energji.
Të dashur miq, pak ditë më parë, me ceremoni solemne, pasi u vodh në mënyrë të tmerrshme me shitjen dhe blerjet e energjisë, u inagurua me fjalime nga kryeministrja de fakto e vendit, Belinda Lluksi etj… etj…, Bursa e Energjisë e premtuar prej vitesh.
Me këtë akt, Rama dhe Balluku duket sikur u zotuan se nuk do vjedhim më me energjinë mbasi boll kemi vjedhur deri më sot.
Por, ky është betim i rremë, sepse bursa është mashtrim. Rama-Balluku, si i thone fjalës “ujku qimen e ndërron, por zanatin nuk e haron,” hapën sot tenderin për shitje energjie, por jo nga bursa e energjisë, por njëlloj si më parë nga plotforma e KESH-it të tyre, për të vazhduar vjedhjen si më parë.
📩Lexoni mesazhin dhe shikoni dokumentat e qytetarit dixhital.
Doktor mirembrema, sot ne date 30 Prill , KESH hapi tender per shitje energjie elektrike ne sasine prej 42,800 MWh, per periudhen nga data 2 deri ne 5 Maj , te ndare ne 4 lote sipas fashave orare dhe sasive qe jepen ne dokumetat bashkengjitur.
Energjia qe u shit ishte ne sasine 39,260 MWh, dhe u shit me cmimin 65 Euro/MWh , ose totali i shitur kap vleren 39,260 MWh x 65 Euro/MWh = 2,551,900 Euro ( Dy million e gjysem euro per 4 dite)
Qe shitet energji ne keto momente eshte normale,, sepse kuota ne Fierze eshte 295.4 metra sot ne date 30.05.2023 , pra vetem 1 meter larg kuotes maksimale prej 296.7 metra.
Ajo qe mund te ngreme
eshte pse kete shitje KESH e realizon nga platforma e vet elektronike www.trading.kesh.al, dhe jo nga Bursa Shqipetare e Energjise qe sipas ketyre eshte hapur dhe eshte funksionale www.alpex.al, behet kjo per te vjedhur , apo Bursa eshte vetem nje farse e krijuar per te vazhduar vjedhjen me shitjen e energjise si me pare.
Gjithashtu mund te bejme dhe lidhjen me anijet e Vlores, te cilat nuk jane vene akoma ne pune por vashdon dhe paguhet qeraja,, pra ci duam ne keto anije ne keto kushte, kur hecet private qe u ndertuan si pasoje e politikave te PD kane sjelle kete situate qe kemi sot, pra ne fund te Prillit kemi kuota maksimale, dhe 10 metra me shume se sa mesatarja shumevjecare , e cila per fundin e muajit prill eshte 286 metra ne Fierze,, nderkohe qe fundi I muajit Prill 2023 e gjen kuoten ne Fierze ne nivelin 295.4 metra.
Gjithashtu dhe energjia ne bursa eshte ne nivele shume here me te ulta , sesa parashikimet qe bente ministra per cmime mbi 500 Euro/MWh ne bursen e Hungarise www.hupx.hu per vitin 2023.
Nderkohe , deri me sot , date 30 Prill 2023, cmimi mesatar ne bursen e Hungarise ka rezultuar vetem 128 Euro/MWh, dhe eshte me trend renes, perkatesisht sipas muajve Janari 148, Shkurti 146, Marsi 113, Prilli 106, dhe ne daten 1 Maj energjia ne bursen e Hungaris tregtohet vetem me 81 Euro / MWh
Pra , te gjitha llogarite qe ka bere Ministria ne lidhje me anijet kane qene te gabuara,, pra kane gabuar nga pa aftesia , apo me vetedije, kete gje duhet ta nxjerrim sa me shume ne dukje
Dokumentat bashkengjitur.
Te pershendes.