Gëzuar 1 Majin Shqipëri, vendi unik në Botë pa Sindikata!

Nga Alba KEPI

Lulet e 1 Majit jane sot letra higjenike e shkresa politike qe me nje te lare duarsh shkaterrojne profesione e jete!

Gezuar gazetare, nepunes, mesues, zyrtare, profesioniste, punetore, police, ushtarake, kete dite te paekzistueshme ne statutin e punesimit ruaj!

Mund te shkarkoheni, te pezulloheni, te pushoheni, te mos paguheni, te punoni mbi 10 ore ne dite, te komandoheni, te mos siguroheni per vitet e punes, e per jeten, dhe askush nuk mund te mbroj profesionin e pozicionin tuaj!

Madje kjo status quo e juaja shkembehet si joshje e diplomacise ekonomike per te mberthyer pronare, sipermarres, punetore e profesioniste te huaj qe jane ne pike te hallit!

“Hajdeni ne Shqiperi se nuk ka sindikata” thote lideri global ne konferenca shtypi perballe syve te shqyer te homologeve europiane!

Dikur 1 Maji i diktatures qe nje dite e rende, i madh e i vogel , punetore e nxenes, studente e ushtare pergatiteshin me jave per te parakaluar poshte podiumit te Byrose me lule letre ne duar!

Lule me fatin e ngjashem te jetes se secilit, qe digjej e grisej si letra, nga nje grushti kriminelesh te pashkolle!

Sot ne 32 vite pas diktature, 1 Maji eshte hequr nga kalendari shqiptar!

Lulet prej letre jane bere letra higjenike e shkresa politike qe me nje te lare duarsh shkaterrojne profesione e jete!
Kjo eshte e majta “alla albanese” !

Miq e mikesha, te rinj e familje me femije, te hequr nga puna per politike apo te dorezuar profesionalisht perballe ketij realiteti, po gjejne mundesine e Ikjes sa me pare nga ky vend.
Kujt i duhet kjo lloj revolte e detyruar per ta lene Shqiperine?

Sipermarresit kane nisur te aktivizojne propozimin e Kryeministrit per punetore te huaj.
Pikat strategjike te sigurise kombetare po marrin emra te cuditshem.
Aeroporti i Kukesit mban emrin e nje sheiku.

Porti i ardhshem i Durresit prezantohet arabisht ne televizione boterore.
AirAlbania eshte nje kompani turke.

Edhe pse ende nuk eshte hapur zyrtarisht rruga per pranimin ne BE, Shqiperia eshte vete ofruar si vend hotspot per emigrantet e rruges se Mesdheut.

Kemi koeficientin me te larte te emigracionit mes vendeve te Ballkanit Perendimor.

Antishqiptarizmi ka fillin tek ai database i modelit te Gestapos e qe paponet e Patronazhisteve ndjehen sot kaq krenar, mohuesi, abuzuesi e dhunuesi kryesor i kuptimit e vleres se kesaj dite 1 Maji!
Jemi vendi ku e drejta e punesimit e te drejtat e punonjesve nuk njihen e mbrohen!

About Redaksia

Check Also

Patriot shqiptar?!

Nga Redin HAFIZI Në Shqipëri edhe patriotizmi ka ndryshuar thelbin dhe është kthyer nga ndjenjë …

Leave a Reply