Gjuci në Mat: Ne synojmë ta kthejmë Ulzën në qendër të zhvillimit të turizmit rajonal

Kandidati i opozitës së bashkuar në bashkinë e Matit, Skënder Gjuci ka zhvilluar një takim në njësinë Administrative Ulëz. Gjuci është shprehur se ne synojmë ta kthejmë Ulzën në qendër të zhvillimit të turizmit rajonal.

Postimi

Njësia Administrative Ulëz meriton më shumë.

Banorët janë besimplotë për ndryshimin në 14 Maj, ndryshim i cili do t’i hapë kësaj zone një perspektivë të re zhvillimi.

Ne synojmë ta kthejmë Ulzën në qendër të zhvillimit të turizmit rajonal.

Për të nxitur biznesin ne do të ulim taksat vendore si dhe do të heqim tarifat për shërbime që banorët e Ulzës nuk i marrin.

Do të bashkëpunojmë me kompani të ndryshme për hedhjen e rasatit të peshkut Krap dhe Omur në liqenin e Ulzës.

Ne kemi një projekt për mbrojtjen e liqenit të Ulzës dhe lumit Mat nga ujërat e zeza, duke ndërtuar impiante të pastrimit të ujërave të zeza.

Çdo projekt i bashkisë së Matit pas 14 Majit do të konsultohet me banorët!

Do të jeni ju vendimmarrësit.

Ne do të bashkëqeverisim me ju!

 

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply