Berisha: Rama i rrethuar nga të katër anët nga muret e krimeve të tij, lidhjet e tmerrshme me McGonigal

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama nuk del dot në debat sepse është i rrethuar nga të katër anët nga muret e krimeve të tij, lidhjet e tmerrshme me McGonigalin. Berisha tha se, Erion Veliaj kalon nga studio në studio dhe mashtron duke deklaruar analiza që i ka bërë një OJQ që nuk ia tregon as emrin, as kampionin.
“A mund të imagjinoni ju të dalë përpara qytetarëve Edi Rama, në debat me Sali Berishën?
Ky është një rast i artë për qytetarët shqiptarë, për t’u njohur me të gjitha aferat me dokumente zyrtarë, që mbajnë firma e vula të vjedhjes së Edi Ramës.
Me të gjithë tenderat e fituar nga baxhanaku dhe thjeshtra e tij në kundërshtim flagrant me ligjet.
Është një rast për t’u njohur qytetarët shqiptarë, për të gjitha pasuritë e tij dhe larjen e parave në këto pasuri të Edi Ramës. Origjina e parave për ndërtimin e pallatit në pajë pesëkatësh në sheshin e pallateve në Tiranë. Pallatit famoz për të cilin nuk ekziston asnjë faturë e asnjë lloji përveçse një larje parash e pastër, e qartë.
Po kështu, me sarajet e Surrelit, 720 metër linear të gjata themele. 5 mijë metër katror parku përreth shtëpisë me ullinj që shkojnë të shkulur anekënd vendit dhe që shkojnë dhjetëra mos qindra mijëra euro.
Pra, Edi Rama nuk del dot në debat sepse është i rrethuar nga të katër anët nga muret e krimeve të tij, lidhjet e tmerrshme me McGonigalin, të cilat edhe dje u denoncuan si lidhje që po hetohen intensivisht nga drejtësia e SHBA. Lidhjet e tmerrshme me klanet e drogës, të cilat edhe dje u denoncuan në median amerikane si fakt i pamohueshëm që shërbimet e këtij vendi kanë dosje të trasha droge dhe lidhjesh me krimin të Edi Ramës dhe Erion Velisë.
Por ky standard është standard diktatorial, i rrezikshëm për vendin. Ndaj u bëj thirrje qytetarëve, u bëj thirrje socialistëve që të bëjnë presionin e duhur që ata të paraqiten në debate, qoftë edhe në sheshe publike. Qoftë pa media, vetëm me prani qytetarësh.
Kandidatët tanë janë të gatshëm në çdo orë të ditës dhe natës, në çdo kohë, të ballafaqohen me rivalët e tyre të Rilindjes.
U bëj thirrje studiove televizive të heqin dorë nga thirrja njëri pas tjetrit të kandidatëve. Të kontribuojnë edhe ato me mundësinë që kanë, me pushtetin e tyre, që të zhvillohet debati dhe jo të vijnë për recitime. Që të ballafaqohen kandidatët dhe jo të pranojnë deklaratat shabllone të Erion Veliajt që thotë se i ka mbjellë në Bizë fidanët, faturat për të cilët i ka vjedhur.
I bëj thirrje të ballafaqohen kandidatët, se këta nuk kanë asnjë interes. Analizat e ujit dhe të ajrit të Tiranës janë të tmerrshme.
Erion Veliaj kalon nga studio në studio dhe mashtron duke deklaruar analiza që i ka bërë një OJQ që nuk ia tregon as emrin, as kampionin.
Po kështu Elbasani, Durrësi, Shkodra. Edhe në Shkodër, ja urdhëro. Ne kemi kandidatin tonë, kryetarin aktual. Këta janë sekti i territ. Këta kanë zgjedhur terrin për qytetarët.
Unë mendoj se nuk duhet të jetë ky qëndrimi që duhet të mbajnë ata që kërkojnë votën nga qytetarët”, u shpreh Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply