“Ndërtim i ujsjellësit në Tërthore”, Sinamati: Shpronësimet nga përmbytja nga HEC, prioritet!

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Admir Sinamati zhvilloi takimin me qytetarët e Kukësit të vjetër. Në fjalën e tij, Sinamati vlerësoi banorët e Kukësit të vjetër për kontributin dhe rolin e luajtur, në përhapjen e dijes e qytetarisë në formëzimin e jetës qytetare.

Në këtë takim, kandidati i opozitës tha se, dosja e shpronësimeve të pasurisë së kësaj shtrese, që është prekur nga përmbytja nga ujërat e Hec-it të Fierzës, do të jetë prioritet i mandatit tim qeverisës.

*****

Ndërtimi i ujësjellësit, rikostruksioni i shkollës së mesme, aksesimi i bjeshkëve të Pikëllimës, ndërtimi i kanalizimeve të ujrave të zeza.

Këto janë disa nga prioritetet e mandatit katër vjeçar të Bashkis së Kukësit, nën drejtimin e kandidatit të opozitës Admir Sinamati për Njësinë Administrative Tërthore.

Këto projekte të programit të Sinamatit u mbështetën nga banorët, në takimin e zhvilluar me ta në fshatin Bardhoc!

About Redaksia

Check Also

KMSH kundër ndërtimit të kullës 35 katëshe në Shkodër: Shkelje e ligjit dhe e vendimeve gjyqësore

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH) ka reaguar ndaj nisjes së ndërtimit të kullës “Rozafa Tower” …

Leave a Reply