Të afërmit e dy të zhdukurve në Sarandë protestë në Tiranë, thirrje Ramës: Çohu o gjumash, lëviz karrigen!

Me pankarta në duar, familajrët e dy personave të zhdukur në Sarandë Fatmir Sulovari dhe Leonard Theodhorit kanë mbajtur ditën e sotme një protestë përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Me fotot e dy të zhdukurve në duar, familjarët kërkojnë një përgjigje nga policia në lidhje me fatin e të afërmve të tyre.

‘Ne duam duam trupat, shteti nuk po punon. U bënë 26 ditë, as komunikim nuk kemi. Është si në harresë. Këtë kërkojmë nga shteti se i ka mundësit’- tha xhaxhai i Fatmir Sulovarit.

“Ata nuk kanë pasur konflikte, ndryshe s’do dilnin rrugëve. Nuk e kuptojmë pse policia ka nërprerë kërkimet”.

‘Nuk e kuptojmë se përse janë shkëputur kërkimet. Shpresojmë që të na dëgjojnë’

‘Do qëndrojmë këtu 24 orë, dërisa të na dëgjojnë’

Drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku ka planifikuar një takim me 3 prej familjarëve të personave të zhdukur ku pritet t’i informojë ata në lidhje ecurinë e hetimeve. Në lidhje me zhdukjen e dy personave është arrestuar 28-vjeçari Sofokli Baxheri, e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale të “Kryerjes së veprimeve që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”.

 Thirrje Ramës: Çohu o gjumash, lëviz karrigen!

I afërmi i Fatmir Sulovarit, i cili rezulton i zhdukur prej datës 6 prill së bashku me shokun e tij Leonard Thodhori, ka kërkuar një reagim nga ana e kryeministrit Rama për të vënë drejtësi. Prej 26 ditësh ende nuk dihet asgjë për fatin e Fatmir Sulovarit, ndërsa i afermi tha para mediave se i ka mbetur peng ndarja me të.

Ai tregoi për mediat se e shoqëroi atë natë dhe i kërkoi të shkonte me të, por Fatmir Sulovari iu ishte drejtuar: “Bëhu djali i mirë, kthehu në shtëpi”, ndërsa theksoi “Më ka mbetur peng ajo ndarje”.

I afërmi i 46-vjeçarit apelon ndaj kreut të qeverisë që të reagojë e të mos heshtë. Deri më tani familjarët nuk kanë gjetur asnjë rrobë apo ndonjë shenjë. Madje ai shton më tej se rrethi familjar po kërkon më shumë sesa policia, por thirrja e hapur është ndaj shtetit.

I afërmi: “26 ditë të mos gjesh dot një trup njeriu, janë gjetur gjëra më të mëdha. Hajde çohu Edi Rama, hajde ta gjejmë, çohu lëviz karrigen, çohu o kryeministër, o gjumash. E mban të fshehtë thua kryeministri? E mban. S’ka pasur kurrë konflikt, se vëllai nuk i binte njeriu në qafë, e as nuk i binin.

Ishalla nuk e kanë hedhur në ndonjë grup, i lutem Zotit ta gjejmë. Jam tym, ishte shpirt njeriu. Nuk i bëri keq kujt. Jam personi i fundit që kam pasur kontakt me të, e kam çuar. E pyeta: A të vij edhe unë vëllai im?, “Jo”, më tha, “Ktheu në shtëpi”.

Më ka mbetur peng ajo ndarje në ujë të ftohtë, “Bëhu djali i mirë, kthehu në shtëpi”, më tha. Uroj të jenë gjallë të dy, por me kërkimet që po bëjmë, s’kemi asnjë rezultat. Asnjë rrobë, telefon, portofol, çakmak, asnjë lloj shenje. Është për tu habitur. Dyshimet janë të forta, por përgjigjen s’po e marrim. Tek këta shpresojmë ne, tek policia. Po kërkojmë më shumë familjarët se sa policia. Duhet ndihma e shtetit, se s’bën. Merri dy qen kërkues”.

Familjaret e dy viktimave të rrëmbyer dhe të zhdukur në 6 prill në Sarandë, protestuan sot para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Tre përfaqësues u takuan edhe me kryepolicin Muhamet Rrumbullaku.

Teksa tre përfaqësuesit po diskutonin brenda me kryepolicin, disa nga të afërmit u prononcuan për media. Ata janë të mendimit se dy të zhdukurit janë ekzekutuar dhe kërkojnë që të gjenden trupat e tyre.

Kush janë dy personat e zhdukur

  1. Leonard Theodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallezim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i perfshirë në trafik lëndësh narkotike.
  2. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMW” X5 u gjet nje sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply